A është normale të bëni seks disa herë në ditë?

A nuk është me ju diçka që në rregull, nëse do të dëshironi të bëni seks vazhdimisht dhe nëse ju ngrihet çdoherë kur e dashura juaj kalon pranë jush?

Nëse frikësoheni se jeni bërë seksualisht të varur që në fillim do t’ju qetësojmë. Posaçërisht nëse bëni seks me partneren, të cilën thjesht e dashuroni dhe e cila ju tërheq më shumë se asnjë tjetër deri tani.

Kjo nuk është varshmëri, kjo është tërheqje fatale, dashuri dhe dëshirë për seks me personin të cilin e adhuroni. Për këtë shkak nuk ju është e nevojshme klinika për shërim nga varësia seksuale. Kjo është plotësisht normale.

dashuria bs1

Dhe çka do të ishte e gabueshme nëse e dëshironi partneren tuaj seksuale thjesht çdo ditë, madje edhe disa herë në ditë? Dhe çka do të ishte e gabueshme që më me dëshirë do të kishit ngrënë kafjall, drekë dhe darkë? E pra, përse do të ishte e gabueshme nëse do të dëshironit t’ia kishit lëpirë vagjinë 24 orë në ditë, ta kishit puthur në tërë trupin dhe në mënyrën më të zjarrtë do ta kishit adhuruar trupin e saj?

Thjesht, asgjë, miq të dashur. Më shumë e gabueshme do të jetë nëse kjo nuk do të ishte ashtu dhe nëse do ta kishit dëshiruar për shembull një herë në javë apo një herë në muaj.

Derisa ta dëshironi për çdo ditë, apo për çdo të dytën ditë, derisa të mos mund të jetoni pa trupin e saj, çdo gjë është në rregullin më të mirë dhe nuk keni arsye të brengoseni. Kjo gjë është plotësisht normale për mashkullin i cili është i dashuruar në femrën, e cila, veç tjerash, akoma e tërheq fizikisht.

dashuria bs4

Qetësojeni veten dhe bëni seks sa t’jua dojë qejfi. Aq më parë nëse jeni në fillim të lidhjes, kur pa vagjinën e saj, prapanicën, gjoksin – thjesht nuk do të mund të jetoni.

Të dashura dama, mos u hidhëroni, nëse partneri juaj është i krisur për të bërë seks me ju, kurrë mos mendoni që i intereson vetëm vagjina juaj. Më mirë është të jeni të lumtura që është kështu dhe deri sa të vazhdojë kështu, do të jetë çdo gjë në mënyrën më të mirë.

A është nimfomane femra e cila dëshiron më shumë orgazma?

dashuria bs3

Nëse partnerja juaj është e krisur për seks po aq sa edhe ju, bëhuni të lumtur dhe mos u brengosni. Kështu vetëm do t’ju konfirmojë faktin që deri në fund ju është besnike, që ju adhuron, që vazhdimisht e dëshiron penisin tënd dhe vërtet ju dashuron.

Dhe përse ju do ta kishit shikuar me habi për shkak të dëshirës së saj  të përhershme për seks, si p.sh. të jetë nimfomane, që i intereson vetëm seksi dhe që të frikësoheni se do të ikë te tjetri, nëse do t’i jepej rasti.

Këtë vetes mund t’ia llogarisni si kompliment dhe ta quani nimfomane në kuptimin e plotë pozitiv, si një barsoletë e lehtë, e cila edhe më shumë do t’ju eksitonte.

Naked couple relaxing in bed together

Njësoj është edhe me orgazmat e saj. Nëse nuk i mjafton vetëm një, përpiquni që t’i përjetojë dy apo mbase edhe tre orgazma. Dhe nuk është e thënë që patjetër duhet t’i mundësoni që të tri orgazmat me penetrim, kombinoni dhe ndihmoni me gjuhë, me gishta apo me ndonjë vibrator.

Jini të lumtur që pranë vetes keni një femër të tillë të mrekullueshme dhe që e eksitoni aq shumë, sa që kurrë nuk ndihet e ngopur.

E po çfarë të bëhet me masturbimin?

dashuria bs6

Dikur flisnin që masturbimi është i dëmshëm dhe i rrezikshëm, sepse nga ai mund të qorroheni, ndërkaq Kisha madje e ka shpallur mëkat. Natyrisht që këto janë marrëzira të cilave më askush nuk u beson, sepse pothuajse të gjithë me dëshirë vetëkënaqen.

Gjithashtu edhe atëherë kur janë në lidhje serioze. Edhe posaçërisht atëherë kur dëshirat bien pas ditës së lodhshme, ndërkaq partneri thjesht nuk është i pranishëm.

Përse do të hidhëroheshit në të dashurin i cili masturbon dhe t’i thoni se është i varur dhe që nuk ka mundur t’ju presë të ktheheni në shtëpi. Këtë kurrë mos e bëni një gjë të tillë dhe mendoni në mënyrën që më mirë është të masturbojë se sa të kënaqet te ndonjë femër tjetër.

Njësoj është edhe me meshkujt, të cilët mbase janë të hidhëruar dhe xhelozë në partneren e cila gjithashtu vetes i ofron orgazma. E pra, asgjë të keqe nuk ka këtu, madje vetëm sa do ta ruajnë kondicionin seksual, që do të thotë që mezi pret që ju ta kënaqni.  /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply