A janë vërtet meshkujt më të pangopur sesa femrat?

Është i njohur konstatimi që meshkujt më shumë mendojnë për seks sesa femrat, gjë që është e vërtetë, mirëpo a është fjala për një klishe, apo tashmë me vite nuk është e vërtetë?

Femrat romantike dhe meshkujt e pangopshëm

cifti1

Pyetjes lidhur me lidhshmërinë e romantikës dhe seksit, meshkujt dhe femrat me siguri do t’i përgjigjeshin plotësisht ndryshe. Meshkujt pa u menduar do të thoshin se mu seksin e donë shumë, ndërkaq femrat pothuajse me siguri do ta lidhnin me ndjenjat dhe lidhjen serioze.

Autorja Susan Selinger, është e sigurt se fjala është për klishenë. Apo siç thotë mjekja Eva Ritvo, nënkryetare e Sektorit psikiatrik të Qendrës Mjekësore në Miami: “Kur është fjala për meshkujt, mendojmë se kanë më shumë dëshirë për seks sesa femrat, mirëpo gjërat në praktikë shumë herë nuk janë kështu”.

Nuk janë të gjithë meshkujt njësoj. Disa kanë dëshirë më të madhe, të tjerët diçka më pak.

Sa shpesh mendojmë për seksin

cifti69 -3

Ekspertët tashmë një kohë të gjatë përpiqen të matin pangopësinë njerëzore. Më saktësisht, dallimin midis pangopësisë mashkullore dhe asaj femërore. Mjekja Patricia Koch, nga Pensilvania, e cila pangopësinë e ka riemëruar si dëshirë për seks, është e sigurt që definicioni i dëshirës njerëzore për seksualitet është detyrë shumë e rëndë.

Është e vërtetë që shenjat e eksitimit seksual janë shumë të qarta dhe të dukshme. Meshkujt përjetojnë ereksion, femrat në vagjinë lagen dhe u fryhet klitorisi. Mirëpo shumë herë dëshira del vetëm nga truri.

Ekspertët thonë që dëshira për seks shumë më lehtë vërehet te meshkujt, sepse çdo gjë fillon sipas vijës lineare, te e cila nuk ka ndryshime, pikërisht dëshira, eksitimi dhe orgazma. Tek femrat me siguri është ndryshe. Te ato vija është plot lakesa dhe më e gërshetuar, sepse janë të pranishme ndjenja të fuqishme.

Dallimet ndërmjet partnerëve

cifti max3

Dallimi kryesor dhe i thjeshtë ndërmjet partnerëve është me siguri fakti që njëri e dëshiron më shumë seksin sesa tjetri. Njëri ka më shumë nevojë sesa tjetri. Dhe mu për këtë shkak kanë probleme të mëdha. Të parët nevrikosen për shkak se nuk i plotësohen dëshirat. Të tjerët për shkak se partnerët pandërprerë bëhen të mërzitshëm.

Specialisti i raporteve bashkëshortore, Richard Driscolla, ka thënë që çiftet amerikane, të cilat janë në martesë pesë vjet, bëjnë seks një apo dy herë në javë. Ai thotë që problemet pas vitit të pestë shfaqen të shumtën për shkak që femrat nuk kanë nevojë aq shpesh për seks.

Njëra ndër 5 femrat ka pranuar që partnerin e tyre shumë herë e kanë refuzuar, ndërkaq së paku gjysma e meshkujve kanë thënë që partneret e tyre disa herë i kanë refuzuar kur kanë dëshiruar të bëjnë seks me to. A do të thotë kjo që meshkujt të shumtën e rasteve janë egoistë, të cilët kujdesen vetëm për kënaqësinë e tyre?

Seksi i mirë është rruga drejt lumturisë

cifti kesh2

Hulumtime të shumta kanë treguar që seksi i mirë është kusht për jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Gjithashtu, çiftet të cilat bëjnë më shumë seks janë më shumë të shëndetshëm dhe të lumtur se ata të cilët e kanë harruar seksin.

A do të thotë që beqarët – meshkuj dhe femra, të cilët bëjnë seks vetëm për argëtim janë më pak të shëndetshëm sepse seksi nuk ua plotëson dashurinë?

Në të vërtetë, beqarit mund t’i ndodhë që seksin të mos e bëjë, sepse është tepër i tendosur dhe nervoz, ndërkaq i martuari ka pranë partnerin e vet çdo herë dhe në këtë drejtim nuk ka kurrfarë problemi.

A është partneri juaj më i pangopshëm se ju?

plazhi seks3

Është krejt normale dhe logjike që njëri ndër partnerët është më shumë i kënaqur me seks, andaj mos u brengosni për këtë gjë.

Më shpesh i pangopshëm është mashkulli, mirëpo as lidhja në të cilën ajo kënaqësi i takon femrës nuk është aq e pazakonshme. Posaçërisht nëse e dinë faktin që femra pa problem mund të bëjë seks edhe pas orgazmës.

Nëse ky dallim fillon t’ju pengojë dhe nëse njëri ndër partnerët është i palumtur, ju këshillojnë që të mos e humbni durimin. Të provoni që problemin ta zgjidhni në mënyrën e cila është korrekte dhe plot mirëkuptim. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *