• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Auckland, qyteti që shtrihet mbi më shumë se 50 vullkane

by
10/03/2016
in E hirtë
0
Auckland, qyteti që shtrihet mbi më shumë se 50 vullkane

Megjithëse është i vendosur në një fushë vullkanike, me të paktën 53 vullkane, në qytetin modern të Aucklandit jetojnë rreth 1.4 milion banorë (31 për qind e popullsisë së Zelandës së Re). Ky qytet me shumë rrokaqiej komercial është qendër financiare e biznesit dhe një nga qendrat më të rëndësishme detare të botës.

Vullkanet janë përgjegjëse për rreth 90 shpërthimet në 90.000 vitet e fundit dhe askush me siguri nuk mund të thotë se kur do të ndodhë i shpërthimi i radhës, në këtë qytet, që në fakt është një vatër e magmës së nxehtë nën sipërfaqen e tokës.

Auckland2

Çdo disa qindra ose mijëra vjet, magma e gjen rrugën e saj drejt sipërfaqes dhe gjatë këtij procesi ajo e krijon një kon, krater apo lagunë të re në territorin e Aucklandit.

Herën e fundit një gjë e tillë  ka ndodhur para rreth 600 vjetësh, kur magma kishte shkatërruar tërë vendbanimin maori, ndërsa vullkani kishte lënë pas ishullin Rangitoto, të gjerë 6 km.

Auckland5

Auckland është i qyteti i vetëm në botë i ndërtuar në fushën vullkanike prej bazalti, e cila është ende aktive. Nëse shpërthim ndodh, për çka të gjitha indikacionet tregojnë se do të ndodhë, pasojat do të jenë katastrofike.

Për fat të mirë, vullkanet në Auckland janë të vogla në krahasim me shumicën e vullkaneve në botë. Vëllimi i përgjithshëm i materialit nga këto 50 vullkane do të ishte i barabartë me një shpërthim mesatar të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vitin 1980, në Malin St.Helens, në Uashington të SHBA-ve.

Auckland8

Ky rajon ka kaq shumë vullkane (të vogla) për shkak të fushës monogjenetike vullkanike, që do të thotë se vullkanet ekzistuese nuk aktivizohen, por çdo shpërthim ndodh në një lokacion të ri.

Prandaj, është e pamundur të parashikohet se ku do të ndodhë shpërthimi i radhës. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, magma lëviz shumë shpejt nëpër koren e tokës (rreth 5 kilometra në orë), duke lënë kështu shumë pak kohë për paralajmërim dhe evakuim. /NGJYRA.COM/

Auckland4 Auckland3 Auckland7 Auckland9 Auckland1

Tweet #prishtina
Previous Post

Sigurimi i kufijve

Next Post

22 uniforma shkollore nga pjesë të ndryshme të botës

Next Post
22 uniforma shkollore nga pjesë të ndryshme të botës

22 uniforma shkollore nga pjesë të ndryshme të botës

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.