Disa këshilla për Ditën e Shën Valentinit

Është gjë e këndshme kur në Ditën e Shën Valentinit të dashurës suaj i dhuroni çokollatë, lule, ose dhe dilni me të për darkë në ndonjë restorant romantik. Megjithatë, mund të bëni edhe më shumë. Pse të mos e ndryshoni këtë vit mënyrën e festimit të ditës së të dashuruarve? Nëse pajtoheni me këtë opsion, atëherë, po ju ofrojmë disa këshilla…

Propozoni

shen valentini444

Nëse mendoni së jeni të gatshëm për martesë, atëherë, nuk ekziston ndonjë ditë më e mirë se Dita e Shën Valentinit që t’ia propozoni partnerit kurorëzimin tuaj të dashurisë. Madje, e mira e gjithë kësaj do të ishte se do ta kishit një ditë për të mbajtur mend – pra, në të ardhmen Ditën e Shën Valentinit do ta festonit edhe si përvjetor të fejesës tuaj.

Një natë me stil

Pa marrë parasysh nëse ditën e Shën Valentini do ta festoni në shtëpi, apo në ndonjë restorant, zbukurohuni me shije dhe më stil. Mundësojani partnerit t’ju kujtojë në pamjen tuaj më të mirë.

Ikni diku larg

Nëse keni para dhe kohë, Ditën e Shën Valentinit mund ta shndërroni në një vikend të Valentinit. Zgjidheni një vend romantik dhe kushtojani kohën njëri-tjetrit – në mënyrë që t’i mbushni “bateritë e dashurisë”.

shen valentini333

Mbylluni në shtëpi (ose në banesë)

Një ide brilante mund të jetë ajo që bashkë me partnerin të mbylleni në shtëpi (banesë). Shtrijuni në shtrat dhe plotësojani imagjinatën njëri-tjetrit deri në pikë të fundit. Dhe në këtë synim, nuk duhet t’ju pengojë askush. /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply