Festivali Sing-Sing, manifestimi kundër luftërave ndërfisnore

Papua Guinea e Re është një nga vendet më heterogjene etnike e gjuhësore të botës, në të cilin jetojnë me qindra fise të ndryshme, me kultura dhe tradita të ndryshme. Në këtë vend fliten më shumë se 700 gjuhë, prej të cilave zyrtare është gjuha angleze, ndonëse vetëm 2% e popullsisë e kupton atë.

Luftërat ndërfisnore në këtë vend nuk kanë pushuar për qindra vjet dhe secili fis i ka arsyet e veta për luftë. Disa luftojnë për territor, të tjerët për ushqim, ndërsa të tretët vetëm për shkak se nuk dinë se si të jetojnë në paqe.

Sing-Sing15

Me shpresën për t’i dhënë fund këtyre luftërave, çdo vit Festivali Sing-Sing  mbledh më shumë se 100 fise në një vend ku të gjithë kanë mundësinë t’i paraqesin kulturën, traditat, kostumet e vallet e tyre.

Festival Sing Sing (i njohur edhe si Goroka Show) është organizuar për herë të parë në vitin 1957, në Goroka, kryeqytetin e provincës së Gorokës Lindore dhe kjo traditë vazhdon edhe në ditët e sotme.

Sing-Sing19

Çdo vit, kah mesi i shtatorit, më shumë se 100 fise arrijnë në Goroka për të promovuar paqen përmes muzikës, valleve dhe kulturës.

Secili prej fiseve që merr pjesë në këtë festival e paraqet stilin e vet unikat të modës dhe muzikës, duke krijuar një spektakël të mahnitshëm me ngjyra dhe tinguj.

Sing-Sing24

Kostumet që i veshin janë pjesë e traditës së stërgjyshërve të tyre, ndërsa fytyrat ata shpesh i ngjyrosin me ngjyrë të verdhë, të bardhë dhe të kuqe, të cilat përfaqësojnë zogjtë, drunjtë dhe shpirtërat e maleve. /NGJYRA.COM/

Mt. Hagen Tribesmen Sing-Sing23 Sing-Sing17 Sing-Sing16 Sing-Sing18 Sing-Sing13 Sing-Sing20 Sago Preparation Demonstration at Cultural Event Sing-Sing22 Sing-Sing7 Sing-Sing1 Sing-Sing10 Sing-Sing9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *