Formacionet e pazakonta të borës në Ande

Penitenti ose Nieves Penitentis është emri për formacionet e pazakonta të borës që mund të gjenden në lartësi jashtëzakonisht të larta mbidetare. “Penitenti “ është fjalë spanjolle e cila përshkruan kapelën me cep të Nazaretasve, gjegjësisht atyre që pendohen për mëkatet e bëra.

Charles Darwini është i pari që ka përshkruar dhe përmendur Penitentet në vitin 1839. Ai i ka vërejtur këto formacione të pazakonta në malet pranë Piuquenes Pass, në rrugën nga Santiago për në Kili kah qyteti argjentinas Mendoza.

Penitenti6

Darwini ka përshkruar se si banorët lokalë besojnë se këto formacione të pazakonta në borë janë formuar nga erërat e  forta.

Por, në të vërtetë era nuk ka të bëjë asgjë me Penitentet, meqë ato formohen kur rrezet e diellit e shndërrojnë borën drejtpërdrejtë në avuj të ujit, pa e shndërruar fillimisht në ujë, proces ky që njihet si procesi i sublimimit.

Penitenti10

Penitentet mund të jetë të larta prej 5 cm e deri në 5 metra. Këto “maja” të borës apo akullit zakonisht hasen në zonat e thata të Andeve, në një lartësi mbidetare prej 4000 metrash dhe gjithmonë janë të prirura kah pozita e diellit. /NGJYRA.COM/

Penitenti11 Penitenti12 Penitenti8 Penitenti9 Penitenti7 Penitenti5 Penitenti4 Penitenti2 Penitenti1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply