• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Geizeri i pazakontë që duket sikur të ishte në një planet tjetër

by
27/10/2015
in E gjelbër
0
Geizeri i pazakontë që duket sikur të ishte në një planet tjetër

Ndonëse duket sikur të ishte nga një tjetër planet, ky Geizer i pazakontë shumëngjyrësh gjendet në Nevada të SHBA-ve. Emrin Fly Geyser e ka marrë sipas pronës private Fly Ranch, ku ndodhet ky geizer i krijuar rastësisht nga dora e njeriut.

Në vitin 1964, një kompani e cila eksploronte energjinë gjeotermale duke kryer disa shpime testuese kishte hasur në ujë nëntokësor.

Meqë uji që kishin gjetur nuk ishte mjaft i mirë për ujitje dhe jo mjaft i ngrohtë për nevojat e tyre, kompania kishte hequr dorë nga shfrytëzimi i tij. Me kalimin e kohës në vendin e shpimit ishte formuar një kon i karbonat kalciumit i lartë rreth 4 metra.

Fly Geyser2

Geizeri eshte rritur dukshëm në 40 vitet e fundit për shkak të mineraleve nga ujërat gjeotermale që depozitohen në sipërfaqe.

Megjithëse ka shumë geizerë në këtë pronë, ky është më i madhi dhe  sigurisht më i pazakonti e më i bukuri.

Geizeri është i mbuluar me alga, të cilat lulëzojnë në lagështi, në kushtet e motit të nxehtë, gjë që ka rezultuar  me krijimin e nuancave të ndryshme të ngjyrës se gjelbër dhe asaj të kuqe, të cilat edhe i japin atij një pamje të veçantë.

Fly Geyser7

Në liqenin e vogël përreth geizerit është formuar edhe një mini-ekosistem. Peshqit e vegjël (që i ka sjellë këtu një njeri i panjohur) tërheqin një numër të madh të zogjve, si mjellmat dhe rosat e egra.

Gabimi njerëzor, presioni natyror gjeotermal, mineralet dhe dielli, kanë krijuar këtë pamje të mrekullueshme që duket sikur të mos ishte në Tokë. /NGJYRA.COM/

Fly Geyser4 Fly Geyser1 Fly Geyse5 Fly Geyser8

Tweet #prishtina
Previous Post

Kalaja Prabalgad, fortesa më e paarritshme në botë

Next Post

Pesë urat më të tmerrshme në botë për kalimin e këmbësorëve

Next Post
Pesë urat më të tmerrshme në botë për kalimin e këmbësorëve

Pesë urat më të tmerrshme në botë për kalimin e këmbësorëve

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.