• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Helikopterët më të mirë sulmues në botë

by
31/03/2015
in E hirtë
0
Helikopterët më të mirë sulmues në botë

Helikopteri në ditët e sotme përdoret për logjistikë, luftë dhe shpëtim në rastet e fatkeqësive të ndryshme. Që nga Lufta e Dytë Botërore, kur janë paraqitur për herë të parë, e deri në ditët e sotme, helikopterët kanë ndihmuar transformimin e fushëbetejave.

Këta janë helikopterët aktualisht më të mirë sulmues në botë. Renditja e tyre është bërë në bazë të nivelit të pajisjeve elektronike aeronautike, lehtësisë së manovrimit, shpejtësisë dhe fuqisë së zjarrit.

10. Z-10

helikopter10

Helikopteri sulmues Z-10 ka filluar të përdoret nga ushtria kineze që nga viti 2009. Artileri ulet në pjesën e përparme, ndërsa piloti në pjesën e pasme të këtij helikopteri, i cili është i pajisur me top 30-mm, raketa anti-tank me telekomandë: HJ-9 dhe HJ-10 dhe raketa ajër-ajër TY-90.

9. MI-24 Hind

helikopter9

Ml-24 Hind është një helikopter sulmues i pajisur me shumë armatim dhe me kapacitet të vogël për transportimin e trupave ushtarake.

Ky lloj helikopteri, që për herë të parë është përdorur nga forcat ajrore ruse, është shumë i ngjashëm me helikopterin amerikan AH-64 Apache, por për dallim prej këtij të fundit, MI-24 mund të transportojë deri në tetë trupa.

8. AH-2 Rooivalk

helikopter8Denel Rooivalk është një helikopter sulmues i prodhuar nga Deneli i Afrikës së Jugut. Rooivalk në gjuhën Afrikane do të thotë “Sokoli i kuq”.

Forcat ajrore të Afrikës së Jugut posedojnë vetëm 12 helikopterë sulmues Denel AH-2 Rooivalk.

Megjithëse duket si një makinë krejtësisht e re, Rooivalk e ka motorin dhe helikën kryesore të njëjtë më Aerospatiale Puma.

7. AH-1W Super Cobra

helikopter7

Bell AH-1 Super Cobra është një helikopter sulmues me dy motor, i bazuar në Cobra AH-1 të ushtrisë amerikane.

Në familjen e helikopterëve me dy motorë Cobra bëjnë pjesë: AH-1J Sea Cobra, AH-1T  Sea Cobra e përmirësuar dhe AH-1W Super Cobra.

6. A-129/T-129 (Itali/Turqi)

helikopter6

Agusta A-129 Mangusta është një helikopter sulmues i projektuar dhe prodhuar nga Agusta në Itali.

Ky është helikopter i parë sulmues i projektuar dhe prodhuar tërësisht në Evropën Perëndimore.

TAI/AgustaWestland T-129 ATAK është një version i derivuar i A-129-it, zhvillimi i të cilit i është besuar Industrisë së Hapësirës Ajrore të Turqisë (TAI), me Agusta Westland si partner kryesor.

5. AH-1Z Viper

helikopter5

Ky helikopter sulmues me dy motor i bazuar në AH-1W Super Cobra, dallohet dukshëm nga helikoptëret e tjerë sulmues për nga efektiviteti, fleksibiliteti dhe funksionaliteti.

Ndër të tjera ky helikopter i zhvilluar për Trupat e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ka sistemin e rotorit kryesor të punuar prej një materiali të lehtë dhe shumë të fortë.

AH-1Z, që sipas variantit në letër njihet edhe si “Zulu Cobra”, është pjesë e programit për përmirësimin e variantit H-1.

4. Eurocopter Tiger

helikopter4

Ky helikopter sulmues i prodhuar nga Eurocopter, në Gjermani, Francë dhe Spanjë, njihet si Tigër. Tigri ka dy motorë  turbo MTR390të Rolls-Royce 4.31.

3. MI-28H Havoc (Rusi)

helikopter3

MI-28H Havoc është një helikopter sulmues i forcave ruse me dy ulëse, që vepron në çfarëdo moti, ditën e natën dhe është i pajisur me armatim kunder mjeteve të blinduara.

Ky është një helikopter i dedikuar enkas për sulm, andaj hapësira për transportim të trupave në të është shumë e kufizuar.

2. Kamov KA-50/KA-52 (Rusi)

helikopter2

Kamov Ka-50 “Peshkaqeni i zi” është helikopter sulmues i forcave ruse me vetëm një ulëse (për pilotin), i cili ka një sistem të veçantë të rotorit me bosht të përbashkët.

Kamov është projektuar në vitet 1980-a nga zyra e projektimit Kamov, ndërsa ka filluar të përdoret nga ushtria ruse në vitin 1995.

Megjithëse KA-50 është projektuar të jetë i vogël dhe i shpejtë ai mund të bartë një numër të konsiderueshëm të armatimit të llojeve të ndryshme.

Rusët kanë dizajnuar edhe verzionin KA-52 Hokum, i cili përveç armatimit të konsiderueshëm që mund ta bartë, e arrinë shpejtësinë maksimale deri në 350 km në orë dhe ka një rreze luftarake prej 250 kilometrash.

1. AH-64D Apache LongBow (SHBA)

helikopter1

Helikopteri sulmues Boeing AH-64 Apache është i njohur si sistemi më i shquar dhe më i fuqishëm kundër mjeteve të blinduara, që u dëshmua në Luftën e Gjirit.

Apache është i projektuar për të kryer misione luftarake ditën e natën dhe në mot të keq.

Apache është i pajisur me teknologjinë më të fundit elektronike dhe të sistemeve të kontrollit të zjarrit, ndërsa posedon një arsenal të bujshëm të armatimit. /NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Jakup Krasniqi

Next Post

Dushi horizontal, relaks për trup

Next Post
Dushi horizontal, relaks për trup

Dushi horizontal, relaks për trup

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.