Hotelet më të pazakonshme në botë

Disa njerëzve nuk u mjafton të flenë rahat në një shtrat mbretëror dhe me mbulesa mbretërore – kushte këto që i ofrojnë shumica e hoteleve luksoze. Këta persona duan një përjetim ndryshe, një aventurë në natyrë dhe, fatmirësisht, ekziston zgjidhja edhe për ta.

Nga muret prej kripe deri te dhomat në formë baloni – janë disa nga karakteristikat që këtyre personave u ofrojnë hotelet më të çuditshme në botë – të cilët po ua prezantojmë në vijim…

1. Palacio de Sal, Uyuni, Bolivi

hotel unik1

Hoteli “Palacio de Sal” do të thotë “Pallati nga kripa” dhe vërtetë është i tillë. Gjendet disa qindra kilometra në jug të La Pazas, dhe çdo gjë në këtë hotel – duke filluar prej tavanit e deri të mobilet – është e ndërtuar nga kripa. Duhet të keni parasysh se nuk lejohet lëpirja…

2. Hoteli Kakslauttanen, Saariselka, Finlandë

hotel unik2

Hoteli privat iglu, Kakslauttanen, është i punuar nga qelqi i posaçëm termal, që nuk lejon depërtimin e ajrit të ftohtë, e njëkohësisht mundëson pamjen impozante të Aurora Borealis (Dritave të Veriut) nga shtrati i rehatshëm. Ju mund të vendoseni edhe në iglunë (shtëpinë eskimeze) nga bora, ku temperaturat variojnë prej -3 deri në +6 gradë Celsius.

3. Propeller Island City Lodge, Berlin, Gjermani

hotel unik3

Në këtë hotel nuk mund t’i gjeni dy dhoma të njëjta. Mund të vendoseni në interierë të ndryshëm, prej hapësirës pesëkëndëshe të dekoruar me pasqyra, e deri të replika e një qelie të burgut. Sidoqoftë, momentet e paharrueshme nuk do të mungojnë.

4. Marina Bay Sands, Singapor

hotel unik4

Nëse kërkoni pamje të mirë, atëherë hoteli Marina Bay Sands është zgjedhja e duhur për ju. Ky hotel posedon shkretëtirën artificiale dhe një pishinë të bukur që gjendet në katin e 57.

5. Chole Mjini, ishulli Mafia, Tanzani

hotel unik5

Chole Mjini gjendet në një park, në lindje të Afrikës, dhe përbëhet nga katër shtëpi unike në drunj – ku mund ta përjetoni ndjenjën sikur të ishit njeriu i fundit në këtë planet.

6. Sala Silvermine, Sala, Suedi

NEW MEXICO / FARMINGTON / KOKOPELLI  CAVE / BED & BREAKFAST

155 metra nën tokë gjendet një dhomë e inspiruar nga miniera. Sigurisht se është një nga vendet më të pazakonshme në botë.

7. The Original Hut Company, Angli

hotel unik7

Nëse dëshironi të kënaqeni me sharmin e fshatit britanik dhe të kaloni natën sikur të ishit një bari, atëherë duhet të vizitoni kasollen në fermën e Anglisë.

8. Attrap’Reves, Francë

hotel unik8

Flini nën qiellin e hapur pa pasur frikë nga lagështia apo mushkonjat. Attrap’Reves ju ofron mundësinë të kaloni natën në një dhomë në formë baloni dhe të ndjeheni si pjesë e natyrës.

9. Sheep Wagon Hideouts, Nebraska

hotel unik9

Ky hotel është i inspiruar nga Perëndimi i Egër – andaj mund të flini në pajtonet e vërtetë.

10. Hoteli Costa Verde në Kostarikë

hotel unik10

Nëse kërkoni që udhëtimi juaj nëpër xhunglën e Kostarikës të duket edhe më mahnitës, atëherë duhet të vizitoni hotelin Costa Verde – në hyrje të së cilit është i vendosur aeroplani Boeing 727, i prodhuar në vitin 1965. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply