Ja si janë krijuar qytetet gjatë 6.000 vjetëve të kaluara

Për ta studiuar zhvillimin e urbanizmit dhe ndikimin e qyteteve në zonat lokale dhe ato regjionale gjatë shekujve, ekspertët e Universitetit të Yalet, në SHBA, kanë realizuar një analizë të zonave urbane që nga krijimi i qyteteve të para – 3.700 vjet para erës së re – e deri në ditët e sotme.

Duke shfrytëzuar këtë bazë të të dhënave, sipërmarrrësi nga New Yorku, Max Galka ka krijuar një hartë digjitale që prezanton për mrekulli krijimin e qyteteve gjatë 6,000 vjetëve të kaluara.

Në ueb-faqen e Galka-s ju mund të shihni versionin interaktiv të hartës, që ju mundëson të lëvizni kufirin kohor. Dhe, kur të mbërrini në shekullin 20, do të vëreni ekspanzionin e vërtetë të qyteteve, raporton Digital Trends. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply