Kangbashi – Qyteti fantazmë në Kinë

Edhe pse nuk është i vetmi, Kangbashi, apo “Qyteti bosh” në Kinë, njihet me emrin “Qyteti fantazmë”. Ai është ndërtuar për 1 milion banorë, ndërsa aty sot jetojnë rreth 20.000 banorë –numër ky që po shënon rënie nga dita në ditë.

Për dallim nga qytetet tipike të braktisura, Kangbashi (pjesë e zonës Ordos) kurrë nuk ka qenë i mbushur me banorë.

Kangbashi 7

Ky metropol është ndërtuar në vitin 2004, në mënyrë që të zhvillohej kjo pjesë e Kinës (në kufi me Mongolinë), mirëpo përkundër ndërtesave luksoze, ambientit ubran, muzeve, fushave të shumta sportive dhe teatrove – ekziston një problem, nuk ka kush t’i shfrytëzojë ato.

Në këtë pjesë të Kinës definitivisht nuk mungojnë as paratë, pasi që kjo zonë ka GDP më të madhe për kokë banori në këtë vend për shkak të rezervave të mëdha të qymyrit dhe të gazit natyror që posedon. Madje, shumica e aparatameteve dhe ndërtesave në Kangbashi janë shtur – vetëm se blerësit nuk janë të interesuar të jetojnë aty.

Kangbashi 9

Një prej arsyeve për mosinteresimin e tyre për të jetuar në qytetin e ri thuhet të jetë fakti se shumica prej tyre poseedojnë banesa dhe shtëpi në Dongsheng – një qytet që është vetëm 25 km larg Kangbashi. /NGJYRA.COM/

Kangbashi 14 Kangbashi 12 Kangbashi 10 Kangbashi 8 Kangbashi 6 Kangbashi 5 Kangbashi 4 Kangbashi 3 Kangbashi 2 Kangbashi 1 Kangbashi 11

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply