Këto gjëra për seksin me siguri nuk i keni ditur

Shkencëtarët dhe seksologët kanë zbuluar një sërë informacionesh interesante, kur është fjala për seksin. Argëtohuni duke lexuar dhe mësoni diçka të re.

Orgazma e femrës zgjat pothuajse katër herë mëshumë se ajo e mashkullit. Kjo është pjesa e seksit në të cilën femrat përfundimisht përfitojnë më shumë se meshkujt.

Orgazma mesatare e mashkullit zgjat afërsisht gjashtë sekonda, ndërkaq orgazma e femrës rreth 20 sekonda. Nuk na besoni, e po më mirë është qysh sonte të testoni këto fakte.

Vagjina mesatare është e gjatë gjashtë deri në dhjetë centimetra, mirëpo mund të zgjatet edhe deri në 200 % kur eksitohet seksualisht.

Dy të tretat e femrave pranojnë që aktrojnë orgazmën. Arsyet janë të shumta përse femrat aktrojnë orgazmën, mirëpo megjithatë përpiquni të bisedoni dhe t’i kërkoni atë që dëshironi?

plazhi seks1

Prezervativët janë 97 për qind kontracepsion i efektshëm. Nëse përdoren me kujdes, shanset që të mbeteni shtatzënë janë vetëm 3 për qind. Mirëpo, për dallim nga metodat e tjera të kontracepsionit, prezervativët mbrojnë edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Gjatë jetës femrat mesatarisht kanë marrëdhënie seksuale me katër partnerë, ndërkaq meshkujt me shtatë. Është çështje sesa këta numra janë realë, sepse shpesh femrat zvogëlojnë numrin e partnerëve, ndërkaq meshkujt janë të prirë t’i fryjnë ata numra.

Seksologët thonë se kohëzgjatja e marrëdhënies adekuate seksuale është tre deri në shtatë minuta. Marrëdhëniet tuaja më shumë i ngjajnë vrapimit të shpejtë sesa maratonës? Mos u brengosni, për seks të mirë mjaftojnë tre minuta, apo së paku kështu thonë ekspertët amerikanë. Kohëzgjatja ideale e seksit, thonë ata, është shtatë deri në trembëdhjetë minuta.

plazhi seks3

Me rastin e zgjedhjes së partnerëve femrat më shumë kujdes i kushtojnë pamjes së mashkullit sesa u kushtojnë meshkujt femrave.

Keni dëgjuar për librin hit “Pesëdhjetë nuanca gri”? E pra jeni njohur me ‘spankingun’. Sforcojeni afshin plotësues gjatë seksit me pak ‘spanking’ dhe mos u frikësoni nga dhimbjet. Oksitocina, që është njëra ndër kimikalet e cila lirohet gjatë seksit, dukshëm zbut dhimbjen. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply