Ku do të jenë megaqytetet deri në vitin 2030

Qytetet më të mëdha deri në vitin 2030 do të jenë të ndërtuara në zonat që do të kenë natalitet të lartë, kryesisht në Azi.

Njëkohësisht urbanizimi i cili mbështetet në zhvillim të klasës së mesme do të vendosë sfida të reja për infrastrukturën, theksohet në studimin e kompanisë hulumtuese “Ernst&Jang”.

Më shumë se dy të tretat e popullatës botërore do të jetojnë në qytete, madje edhe në Kinë, Indonezi apo në Ganë, ndërkaq deri më 2030 gjysma e qyteteve më të mëdha në botë do të jenë në vendet në zhvillim.

Me atë rast, tetë qytete evropiane do të zhduken nga kjo listë dhe në vend të tyre do të shfaqen edhe nëntë qytete kineze, kështu që nga ky vend në listën e 50 qyteteve më të mëdha do të jenë gjithsej 17 megaqytete.

megacity22

Gjithashtu, Lagosi, qyteti më i populluar i Nigerisë, brenda 15 vjetësh do të dyfishojë numrin e banorëve në rreth 25 milionë.

Urbanizimi i shpejtë mbështetet në rritjen e shpejtë të klasës së mesme dhe të konsumit të saj, si edhe në rritjen e bruto prodhimit shoqëror.

Në studim theksohet shembulli i Meksiko Sitit, për të cilin prognozohet rritja e bruto prodhimit shoqëror në periudhën nga 2013 deri më 2030 për më shumë se 60 për qind, gjë që është shumë më i shpejtë se prognozat për shumicën e qyteteve evropiane dhe japoneze.

Fuqia blerëse gjithashtu do të përmirësohet dukshëm edhe në kontinentin afrikan. Sipas parashikimeve, rreth 30 milionë njerëz në vit do të kenë të ardhura prej 5.000 deri në 10.000 dollarësh, gjë që megjithatë akoma do të jetë shumë nën të ardhurat në vendet e zhvilluara. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply