Kullat e pëllumbave, mrekullia e dikurshme e Iranit

Gjatë shekujve 16 dhe 17 në Iran qenë ndërtuar kullat e shumta që shërbenin si shtëpi për pëllumbat, të cilët nuk zbuteshin për shkak të mishit por, për shkak të jashtëqitjes së tyre, e cila mblidhej nga banorët për kultivimin e suksesshëm të pjeprit, shalqirit dhe trangullit.

Për ta mbledhur këtë resurs të çmuar në atë kohë, iranianët ndërtonin kulla të larta madje dhe mbi 18 metra, me diametër prej 10 deri në 20 metra. Këto struktura ndërkaq, mbusheshin me fole të vogla, që mund të strehonin deri në 14.000 pëllumba.

Kullat e pellumbave 012

Një kullë tipike e pëllumbave ka formë cilindrike, ndërsa është e ndërtuar nga tullat, gëlqerja dhe gjipsi. Këto kulla edhe sot janë shembuj unikat të arkitekturës, që janë ndërtuar sipas njërit nga tetë varioacionet tradicionale – por gjithsesi, secila prej tyre është unikate.

Për t’i mbrojtur pëllumbat nga grabitçarët, kullat ndërtoheshin me vrima mjaftueshëm të mëdha që përmes tyre të kalonin pëllumbat dhe, mjaftueshëm të vogla, për t’i ndalur shpezët grabitçare si, fajkojtë, bufët, sorrat.

Kullat e pellumbave 002

Brendia e këtyre kullave përbëhet nga ballkonat e pafundëm, që janë ndërtuar në kënde të caktuara, ndërsa jashtëqitja e pëllumbave binte drejt e në qendër të objektit.

Dikur vëtëm në Isfahan ka pasur rreth 3,000 kulla për pëllumba, ndërsa sot gjenden rreth 300 të tilla të shpërndara gjithandej fshatrave të këtij rajoni, por, shumica sosh të braktisura.

Për shkak të plehrave moderne dhe kemikaleve, pëllumbat humbën vlerën e tyre, ndërsa këto struktura të mahnitshme, tashmë janë harruar dhe braktisur. /NGJYRA.COM/

Kullat e pellumbave 009 Kullat e pellumbave 004 Kullat e pellumbave 006 Kullat e pellumbave 008 Kullat e pellumbave 007 Kullat e pellumbave 003 Kullat e pellumbave 011 Kullat e pellumbave 013 Kullat e pellumbave 010 Kullat e pellumbave 005

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply