Liqeni Nyos, më vdekjeprurësi në botë

“Nuk kam mundur të flisja. Kam mbetur i pandjenja. Nuk kam mundur të hapja gojën, sepse ndieja diçka të tmerrshme… Kam dëgjuar vajzën time se si gërhiste në mënyrë të pazakonshme, shumë jonormale… Derisa i jam ofruar krevatit të saj… edhe unë jam rrëzuar përtokë… dëshiroja të thosha diçka, mirëpo nuk më dilte zëri… Vajza ime tashmë ishte e vdekur”. Këto janë fjalët e Joseph Nkwainit, i cili më 21 gusht 1986 ka mbijetuar katastrofën natyrore më të çuditshme në histori.

Edhe pse është i vjetër rreth 400 vjetësh, rreth kësaj vatre vullkanike në Kamerun me decenie kanë qarkulluar mite të shumta lidhur me atë se si në të jetojnë shpirtrat e këqij. Dhe në fund rezultoi që këto nuk kishin qenë vetëm thashetheme të cilave fëmijët duhej qëndruar sa më larg liqenit të thellë – nën sipërfaqen e qetë të Nyosit, megjithatë është fshehur rreziku i madh.

Liqeni Nyos111

Gjatë natës së 21 gushtit 1986, fermerët të cilët jetojnë në afërsi të liqenit kanë dëgjuar një oshtimë të pazakonshme. Njëkohësisht, liqeni është shndërruar në një fontin, e cila hidhte ujin disa qindra metra në ajër, ndërkaq tymi i bardhë që ka dalë nga uji ka qëndruar në ajër duke formuar re të mëdha. Retë vazhdimisht rriteshin derisa u bënë të larta 100 metra.

Kur banorët vendës braktisën shtëpitë e tyre për të hulumtuar zhurmën, të gjithë humbën ndjenjat.

Re të rënda mbuluan tërë luginën të populluar me lagje të shumta banorësh. Njerëzit përnjëherë filluan të binin përtokë – në rrugë, në shtëpi apo në fushë. Disa ishin mjaft fatlumë që vetëm humbën ndjenjat, ndërsa të tjerët vdiqën pas pak minutash. Në dy fshatra që ishin më afër liqenit, mbijetuan vetëm 4 njerëz.

Liqeni Nyos333

Atë natë kobzezë, Liqeni Nyos befasisht ka liruar re të mëdha të dyoksidit të karbonit (CO2), i cili ka mbytur 1.746 njerëz dhe më shumë se 3.500 kafshë në qytetet dhe fshatrat e afërta.

Për të penguar përsëritjen e kësaj ngjarjeje të tmerrshme, në liqen janë vendosur gypa të cilët nga fundi nxjerrin CO2, në vitin 2011 janë vendosur edhe dy të tjerë, sepse ekzistonte rreziku që ato dy të vendosur më parë nuk nxirrnin mjaftueshëm dyoksidin nga liqeni Nyos – më vdekjeprurësi në botë. /NGJYRA.COM/

Liqeni Nyos222

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply