Lisat më të lartë në botë

Renditja e lisave më të lartë në botë në këtë listë është bërë sipas lartësisë së kampionëve të  specieve, duke zgjedhur speciet e lisave për të cilët është vërtetuar se janë të lartë mbi 80 metra. Nuk përjashtohet mundësia që kjo listë të mos jetë përfundimtare.

druri larte002

Hyperion – Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Ky lis me lartësi prej 115.61metrash është lisi më i lartë i njohur në botë. Diametrin e ka 4.84 metra, ndersa vëllimin 502 m3. Në total në këtë vend ka më shumë se 500 lisa të këtij lloji që janë më të lartë se 103 metra.

Centurion – Australi, Tasmani. Lartësia 99.8 metra.Diametri 4.05 metra. Vëllimi 268 m3. Ka qenë të paktën 103 metra i lartë, por i është prishur maja.

Bredhi Doerner – Oregon, Shtetet e Bashkuara. Lartësia 99.4 metra. Diametri 3.54 m. Vëllimi 237 m3. Kohë më parë ishte 100.3 m i lartë.

Kulla e Ravenit – Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Thuhet se ky bredh 96.9 metra i lartë, është  bredhi Sitka më i lartë në botë.

Lisi Barangay Alegria Toog – Filipine, Agusan del Sur. Lartësia 96.9 metra. DIametri 3.66 metra.Ky lis është i shenjtë për njerëzit Manobo.

Sekuoja e lartë gjigande –Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Kjo sekuojë është e lartë 94.9 metra.

WhiteKnight2

Kalorësi i Bardhë – Australi, Tasmani. Lartësia 91.3 metra. Diametri 3.30 metra. Vëllimi 180 m3.

Neeminah Loggorale Meena – Australi, Tasmani. Lartësia 90.7 metra.Diametri 3.88 metra.Thuhet se disa lisa të këtij lloji kanë qenë të lartë deri në 101 metra.

Bredhi Fisnik në Goat Marsh – Shtetet e Bashkuara, Uashington. Ky lis i tharë është i lartë89.9 metra.

Klinki në Luginën Bulolo – Papua Guinea e Re, Morobe. Lartësia 88.9 metra.

Poko gergassi– Malajzi, Sabah -Lisi më i lartë i njohur i këtij lloji është 88.3 metra.

Hiri Alpin në Luginën Fiorentine – Australi, Tasmani. Lartësia 87.9 metra. Diametri 3.07 metra. Vëllimi 161 m3. /NGJYRA.COM/

druri larte003

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply