Madonna, jeta në 25 imazhe

[break] [break_title] 1958| Vjen në jetë mbretëresha e POP-it [/break_title]

madonna-1

Madonna dhe Tony Ciccone u bënë prindër të vajzës Madonna, të cilës ia vunë nofkën Nonni – që të mos ngatërrohej emri i saj më atë të së emës. Kur ishte në moshën 5-vjeçare, Nonni (Madonna e sotme) mbeti pa nënë, e cila vdiq në moshën 36-vjeçare nga kanceri i gjirit. Ndërkaq, babai i saj u martua me sherbëtorën e shtëpisë, Joan Gustafson – të cilën këngëtarja nuk e pranoi si njerkë, asnjëherë.

[/break] [break] [break_title] 1978| Madonna valltare [/break_title]

madonna2

Madonna ka ndjekur dy vjet vallëzimin në Universitetin e Michiganit, të cilin e braktisi për t’u vendosur në New York City – ku jetonte në banesa skamnore derisa studionte dhe vallëzonte me Alvin Ailey dhe grupin Pearl Lang. Në vitin 1979, ajo filloi të shfaqej në klubet e vallëzimit të New Yorkut si, Breakfast Club, bashkë me të dashurin e saj Dan Gilroy. Madonna në ndërkohë formoi një bend roku, të quajtur Emmy, bashkë me bateristin Steve Bray, që ishte i dashuri i saj i radhës – i cili i ndihmoi të realizonte një kontratë për solo karrierë me kompaninë Sire Records.

[/break] [break] [break_title] 1982| Rruga drejt famës [/break_title]

madonna 3

Pas katër vjetësh të përpjekjeve për të fituar para si valltare, modele dhe këngëtare, Madonna nxori në treg singlin e parë “Everybody”, që e vendosi atë në skenën e klubeve të New Yorkut. Aty ajo takoi John “Jellybean” Benitez, me të cilin realizoi këngën “Holiday”. Kjo këngë mori vëmendjen e Dick Clark nga “American Bandstand”, dhe kështu nisi karriera e saj. Madonna dhe Benitez ishin në lidhje dashurie për 2 vjet, ndërsa përshkruheshin si një tandem shumë i mirë muzikor.

[/break] [break] [break_title] 1983| Madonna bëhet me album [/break_title]

madonna-4

Pasi përfshihet në listat muzikore, në vitin 1982, një vit më vonë, Madonna nxori albumin e saj të parë – që ngërthente brenda vetes dhe dy këngët e saj të transmetuara në radio, “Lucky Star” dhe “Holiday”. Kënga “Borderline” pozicionohet fuqishëm në mesin e 5 këngëve më të dëgjuara në radio-stacionet amerikane, një rezultat që deri atëherë e kishin arritur vetëm Elvis Presley dhe Beatles.

[/break] [break] [break_title] 1984| Albumi “Like a Virgin” [/break_title]

madonna-5

Me synim për të arritur deri te fama, si MTV Video Music Awards, ajo nxori albumin e saj të dytë, “Like a Virgin”. Albumi u lansua më 12 nëntor dhe u pozicionua fuqishëm në vendin e parë në SHBA për 3 javë rresht, ndërsa u shitën 7 milionë kopje të tij deri në muajin maj.

[/break] [break] [break_title] 1985| Dashuria ‘e vërtetë’ [/break_title]

madonna6

Madonna dhe aktori i famshëm Sean Penn u fotografuan së bashku në klubin e New Yorkut, Private Eyes, pasi ishin njoftuar gjatë xhirimit të video-materialit për Material Girl. Pas disa javësh, Penn udhëtoi në Michigan për ta takuar familjen e saj, ndërsa ajo e takoi familjen e tij në Los Angeles. Në gusht, ata u martuan në Malibu, në prani të 200 mysafirëve.

[/break] [break] [break_title] 1986| Filmi me Sean Penn [/break_title]

madonna7

Disa muaj pasi që Penn e kishte rrahur shokun dhe tekst-shkruesin e Madonnës, David Wolinski (për ç’gjë gjykata e dënoi me kusht dhe me një gjobë), Penn dhe Madonna luajtën bashkë në filmin Shanghai Surprise.

[/break] [break] [break_title] 1987| Përplasja me kishën [/break_title]

madonna8

Në Torino të Italisë, Madonna mban koncertin final të turnit, “Who’s That Girl?”, ndërsa Papa u bën thirrje fetarëve që të qëndrojnë larg saj – për shkak se këngëtarja përfshinte shumë skena ekspelicite seksuale në koncert. Mosmarrëveshja me kishën katolike do ta ndjekë Madonnën edhe në vitin 1990, kur për shkak të shenjës së saj dalluese, që gërshëton krishtërimin dhe seksin, do të kërkohet bojkotimi i turneut të saj “Blond Ambition Tour”.

[/break] [break] [break_title] 1989| Ndarja e famshme [/break_title]

madonna9

Pas katër vjetësh të ndarjeve-bashkimit, thumbimeve, mosmarrëveshjeve dhe luftës me paparaci, Madonna nënshkruan divorcin – dhe atë për herë të dytë sepse, në vitin 1987 kishte hequr dorë nga divorci në momentet e fundit. Po këtë vit, ajo do të nënshkruajë edhe kontratën e famshme për reklamën e Pepsit – ku po ashtu pati ndërthurje të erotikës.

[/break] [break] [break_title] 1990| Oscari dhe pasuria [/break_title]

madonna10

Në filmin Dick Tracy, Madonna luan rolin e një këngëtarje të një klubi të natës, bashkë me aktorin e famshëm Warren Beatty, me të cilin pati një romancë të shkurtër. Pak kohë më vonë, ajo lidhet me reperin Vanilla Ice, ndërsa interpretimi i këngës të Stephen Sondheimit “Sooner or Later”, në filmin Dick Tracy, ia solli Oscarin për muzikën më të mirë. Po këtë vit, Madonna u cilësua nga Forbes si ‘Gruaja biznismene më e mençur në Amerikë”, duke vlerësuar pasurinë e saj të fituar mes viteve  1985 – 1990, në 125 milionë dollarë.

[/break] [break] [break_title] 1991| Madonna dhe Michael Jackson [/break_title]

madonna11

Madonna dhe Michael Jackson bashkërisht shkelin tepihun e kuq në natën e çmimeve Oscar – duke fituar shkëlqimin e natës dhe vëmendjen e të gjithëve – sepse Madonna kishte vënë diamante në vlerë prej 20 milionë dollarësh.

[/break] [break] [break_title] 1992|Libri me foto erotike [/break_title]

madonna12

Madonna feston botimin e librit të saj me fotografi erotike, të përgatitur nga fotografi i modës Steven Meisel.

[/break] [break] [break_title] 1996| Lindja e vajzës [/break_title]

madonna13

Madonna, që ishte rritur si katolike e devotshme, kalon në fenë mistike hebreje Kabbalah, ku më vonë do të anëtarësojë edhe bashkëshortin e saj të radhës Guy Ritchie dhe aktorën e famshme, Demi Moore. Po ketë vit, Madonna lindi vajzën e saj Lourdes Maria Ciccone Leon, nga lidhje që kishte me trajnerin personal Carlos Leon. Po ashtu, Madonna do të luajë edhe në filmin Evita, që kishte fituar çmimin Golden Globe për rolin më të mirë të femrës, ndërsa më vonë çmimin Oscar për muzikën më të mirë filmike.

[/break] [break] [break_title] 2000| Fëmija i dytë [/break_title]

madonna14

Madonna nga lidhja që kishte filluar me regjisorin 10 vjet më të ri se ajo, Guy Ritchie, lindi fëmijën e dytë, djalin Rocco Ritchie. Po këtë vit Madonna dhe Guy do të martohen në një kështjellë skotlandeze, ku morën pjesë shumë figura të famshme.

[/break] [break] [break_title] 2002| Dështimi kinematografik [/break_title]

madonna15

Ritchie është regjisor i filmit të Madonnës “Swept Away”, që pësoi fiasko të plotë.

[/break] [break] [break_title] 2003| Puthja lezbike me Britney Spears dhe Christina Aguilera [/break_title]

madonna16

Në albumin e saj American Life, Madonna kundërshton luftën në Irak. Ndërkaq, gjatë ceremonisë muzikore MTV Video Music Awards, ajo bëri një paraqitje që pushtoi botën mediale, pasi që në skenë u puth në buzë me këngëtaret Britney Spears dhe Christina Aguilera. Madonna po ashtu ka nxjerrë në treg librin për fëmijë “The English Roses”.

[/break] [break] [break_title] 2005| Drejt 6 çmimeve Grammy  [/break_title]

madonna17

Pasi u rikuperua nga lëndimi pas rrëzimit nga kali dhe festoi ditëlindjen e 47-të në spital, Madonna u kthye në skenë dhe lansoi këngën “Confessions on a Dance Floor”. Ndërkaq, më të përfunduar turneun botëror, ajo fitoi 6 çmime Grammy për albumin më të mirë “Best Electronic/Dance” në vitin 2007.

[/break] [break] [break_title] 2007| Marrëveshja gjigante [/break_title]

madonna18

Madonna braktisi Warner Music Group për të arritur një marrëveshje me promoterin muzikor Live Nation – që peshonte hiç më pak se 120 milionë dollarë, për 10 vitet e ardhshme të angazhimit të saj në të gjitha sferat muzikore.

[/break] [break] [break_title] 2008| Ndarja dhe të dashurit e rinj [/break_title]

madonna19

Madonna prezantohet në Hollin e Famës të Rock and Rollit, ndërsa debuton me singlin “4 Minutes”, të cilin e realizoi me Timberlake. Kjo këngë pastaj u bë pjesë e albumin “Hard Candy”, që po ashtu ishte pozicionuar mjaft mirë në top-listat muzikore. Këtë vit Madonna po ashtu adoptoi fëmijën 2-vjeçar David Banda nga Malawi. Ndërkaq për shkak të një afere të përfolur me bejzbollistin Alex Rodriguez, Madonna dhe Ritchie ndahen. Në fund të vitit ajo filloi një lidhje të re me modelin Jesus Luz.

[/break] [break] [break_title] 2009| Madonna adopton vajzën nga Malawi [/break_title]

Madonna in Malawi to build a school for girls in the village of Chinkhota

Madonna kthehet në Malawi me shpresë për të adoptuar fëmijën 3-vjeçar Mercy James. Edhe pse kërkesa e saj fillimisht ishte refuzuar, Gjykata Supreme e vendit kishte vendosur në favor të saj, kështu që Madonna adoptoj vajzën jetime.

[/break] [break] [break_title] 2010| Koleksioni i modës “Material Girls” [/break_title]

1AB074A9

Madonna futet në botën e modës, duke nxjerr në treg rroba me brendin “Material Girl”, të cilin e krijoi bashkë me të bijën e saj, Lourdes.

[/break] [break] [break_title] 2011| Në përqafimin e të dashurit [/break_title]

madonna22

Në ditëlindjen e saj të 53-të, Madonna u paraqit publikisht në Hampstons, duke u puthur me të dashurin e saj të ri, valltarin francez, 24-vjeçarin Brahim Zaibat.

[/break] [break] [break_title] 2012| Sërish në krye të top-listës [/break_title]

Madonna performs in Hyde Park

Madonna plasoi albumin e 12, MDNA, respektivisht albumin e tetë – i cili më të dalë në treg u pozicionua në vendin e parë të top-listave muzikore në SHBA, ndërsa qysh në javën e parë u shitën 359,000 kopje të tij.

[/break] [break] [break_title] 2013| Madonna bamirëse [/break_title]

madonna24

Madonna merr pjesë në një ngjarje bamirëse në The Metropolitan Museum of Art Costume Institute.

[/break] [break] [break_title] 2014| Madonna me të birin [/break_title]

madonna25

Madonna dhe i biri i saj, David Ritchie, gjatë arritjes në ceremoninë Grammy Awards 2014. /NGJYRA.COM/    

[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply