Monedha më e vjetër zyrtare

Para monedhave të lëshuara në qarkullim nga shteti, stema në formë monedhe janë shtypur dhe lëshuar në qarkullim nga tregtarët e pasur dhe anëtarët me ndikim të shoqërisë, disa prej tyre kanë shërbyer për tregtim të mallrave, e disa të tjera për të treguar pozitën shoqërore.

Megjithëse ende ka debate rreth kësaj çështjeje, shumica e ekspertëve pajtohen se monedha e parë e vërtetë në botë ishte një e treta e “stater-it” apo “trite” Lydian (monedhë zakonisht argjendi, por edhe e arit e përdorur në kohët e lashta), e cila është shtypur së pari nga Mbreti Alyattes në Lydia, në Azinë e Vogël (Turqinë e sotme).

monedhat222

Në njërën anë të saj është e gdhendur me një mjeshtëri mahnitëse koka e një luani që ulërin dhe, në anën tjëtër, janë dy katrorë të krijuar nga goditja me çekan gjatë procesit të prodhimit të saj.

Kjo shenjë e goditjes është një shenjë nga çekani i përdorur për t’i dhënë formën monedhës në pjesën e përparme – sipas kallëpit të parapërgatitur dhe për të treguar pastërtinë e metalit fisnik të përdorur.

Monedha është bërë nga elektrumi, i cili është një aliazh ari-argjendi, e që është me peshë më të rëndë  se sa vetëm ari. Në kohët e lashta ai është quajtur “ari i bardhë” dhe zakonisht është përdorur për tregtim të mallrave.

Monedha3333

Përdorimi i monedhave është përhapur pastaj në Greqinë e lashtë, e prej ku është përhapur edhe në të gjithë botën perëndimore.

Një e treta e staterit Lydian mendohet të ketë pasur vlerën sa një pagë mujore. Këto monedha ishin shtypur diku në mes viteve 660 dhe 600 para erës sonë dhe sipas standardeve të mbledhësve të monedhave, ato nuk janë veçanërisht të rralla (meqë një e tillë mund të sigurohet për rreth 1,000 – 2,000 $).

Ekzistojnë edhe prerje shumë më të rralla të monedhave, megjithëse, me variacione të ndryshme të imazheve të luanit, goditjeve të çekanit dhe me peshë të ndryshme, përfshirë këtu staterin Lydian (14 gramësh), staterin e gjashtë (2,35 gramësh), dhe staterin e dymbëdhjetë (1,18 gramësh). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *