Në botë ende jetojnë 805 milionë njerëz të uritur

Luftës kundër urisë  – ‘problemit më të zgjidhshëm botëror’ – nuk po i shihet fundi.

Përderisa numri i njerëzve të prekur nga uria ka rënë dukshëm në dy dekadat e fundit dhe çmimet e ushqimeve vazhdojnë të bien, në botë ende jetojnë 805 milionë njerëz që çdo ditë ballafaqohen me urinë.

Shumica e njerëzve të uritur jetojnë në kontinentinë e Azisë, derisa në Afrikë uria është më e përhapur. Sipas statistikave, 66 milionë fëmijë në botë shkojnë të uritur në shkollat fillore, 23 milionë prej tyre vetëm në Afrikë.

Por, si mund të ndryshohet kjo gjë? Sipas ekspertëve, 30 miliardë dollarë do të mjaftonin që t’i jepet fund urisë në botë – shumë kjo e krahasuar me 165 miliardë të vlerës së ushqimit që shkon dëm apo humbet kot çdo vit në SHBA, raporton Mashable.

Dhe përderisa nuk është e pritshme që të sigurohen gjitha ato mjete përnjëherë, këtij problem në botë i qasen në mënyrë racionale dhe hap pas hapi. Mundësinë e zvogëlimit të numrit të të uriturve dhe shtrirjen e tyre në botë mund ta mësoni nga grafika e prezantuar prej aplikacionit Digit. /NGJYRA.COM/

uria111

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply