Nga silosi në shtëpi moderne banimi

Shtëpia ‘Monte-Silo’, në Utah të SHBA-ve, e ka marrë pamjen që e shihni tanifalë punës së arkitektëve nga studio-projektuese Gigaplex, të cilët, dy kullat e silosit – ku me parë është ruajtur ushqimi i kafshëve – i shndërruan në një rezidencë moderne.

Shtëpia përbëhet nga dy kulla të silosëve metalik, të vendosur shpinë për shpinë, në mënyrë që të fitojnë më shumë hapësirë, ndërkaq, dritaret e mëdha të hapura mundësojnë vizura të bukura drejt lumit Provo.

Monte-Silo2

Interieri përshkohet nga muret rrethore, ku dominon druri, ndërsa mobiliet janë minimaliste.

Kombinimi i drurit dhe metalit i jep kësaj shtëpie një dukje shumë elegante dhe moderne, sidomos në hapësirën e qëndrimit ditor dhe në kuzhinë.

Dhomat e fjetjes janë vendosur në katin e sipërm, ku shtretërit në dhomën e fëmijëve janë vendosur në ‘kafaz’ duke ju siguruar privatësi, gjë që e bënë edhe më atraktive qëndrimin në këtë dhomë. /NGJYRA.COM/

Monte-Silo1 Monte-Silo4 Monte-Silo3 Monte-Silo9 Monte-Silo10 Monte-Silo8 Monte-Silo7 Monte-Silo5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply