Ngjashmëri të pazakonta – vështirë se do të besoni që kanë ndodhur

Ngjashmëri të pabesueshme ndodhin gjithkah përreth nesh, mirëpo ndonjëherë ngjarjet radhiten mu në atë mënyrë. Atëherë edhe cinikët e papërmirësueshëm duhet domosdo ta pranojnë se disa nga ato rastësi vërtet janë të llahtarshme. Po ju sjellim katër tregime të tilla, të cilat na lënë pa fjalë.

ngjashmeri1

  1. Tmerrësisht i vërtetë parashikimi i Edgar Allan Poes

Në vitin 1838 Edgar Allan Poe botoi “Përjetimet e Artur Gordon Pymit”, romanin e vetëm të tij, për të cilin ka thënë se është shkruar sipas ngjarjes së vërtetë. Edhe pse ajo nuk ishte edhe aq e saktë, në fund doli që Poe fare nuk po gënjente. Sepse ajo që ishte shkruar në roman do të duhej të ndodhte më vonë.

Tregimi është kështu: Në një anije, mu në mes të detit, mbeten tre njerëz dhe rebeli Richard Parker. Shumë ditë pa ushqim dhe ujë bredhin me anije e cila ngadalë po fundosej. Të pikëlluar dhe të uritur vendosin të hedhin shortin se cili do të viktimizohej si ushqim – shorti i ra Richard Parkerit.

Pothuajse gjysmë shekulli pasi botoi Poe romanin e tij, ndodh ngjarja e ngjashme në jahtin Migonette, i cili lundronte drejt Australisë. Dhe, ndodhi ngjashmëri llahtarshme, në të kishte qenë më i vogli në kuvertë Richard Parker, të cilin ekuipazhi gjithashtu e kishte vrarë dhe e kishte ngrënë.

ngjashmeri2

  1. Morgan Robertson shkruam mbi Titanikun – 14 vjet më parë

Qindra vjetësh para se James Cameron të fitonte çmimin “Oskar” për filmin “Titanik”, autori amerikan Morgan Robertson ka shkruar romanin “Përpjekjet e kota apo skeleti i Titanit”, lidhur me fundosjen e anijes së pafundosshme oqeanike. Flitet për fatin e anijes dhe të udhëtarëve të saj, e cila ngjan shumë me fatin e Titanikut.

Edhe pse “Skeleti i Titanit” është botuar në vitin 1898, 14 vjet para se të përfundohej ndërtimi i Titanikut, ngjashmëria midis dy tregimeve është e tillë sa që ju bën të mendoni që White Star Line e ka ndërtuar Titanikun mu ashtu siç e ka përshkruar Roberts në romanin e tij – me kosto të ulët.

Titani në roman është përshkruar si mjeti më i madh lundrues dhe vepër më e madhe e punuar nga duart e njeriut, si hotel i klasit të parë dhe, gjithsesi, si të pafundosshëm. Veç kësaj, është interesante edhe që Titani dhe Titaniku kanë qenë në pronësi britanike, që kanë qenë thellësi të njëjta dhe që janë fundosur pas përplasjes me ajsbergun në Atlantikun Verior, në muajin prill madje mu diku rreth mesnatës. Tingëllon mjaft llahtarshëm?

Ka edhe “ngjashmëri” më të mëdha. Titaniku është përplasur me ajsbergun 400 milje nga Newfoundlandi me shpejtësi prej 25 nyjash, ndërkaq Titani 400 kilometra nga Newfoundlandi me shpejtësi prej 22,5 nyjash, ndërkaq të dy anijet kanë pasur shumë pak barka shpëtimi.

ngjashmeri3

  1. Wilmer McLean, njeriu të cilin Lufta civile e ka ndjekur hap pas hapi

Kur shpërtheu Lufta Civile Amerikane, më 1861, Willmer McLeanit, nga Virgjina, i thanë se është shumë i moshuar për të shkuar në luftë. Mirëpo, dashur e padashur, McLeani fatkeq mori pjesë në Luftën Civile që nga fillimi deri në përfundimin e saj.

E para, lufta shpërtheu më 21 korrik 1861, madje ku tjetër pos në qytetin e lindjes së McLeanit – Manassas të Virgjinisë. Gjenerali i forcave të konfederatave, Beauregard, kërkoi shtëpi, e cila do të bëhej seli e njerëzve të tij, ndërkaq syrin ia qiti shtëpisë së Leanit. Shumë shpejt aty u vendosën llogoret, ndërkaq shtëpia menjëherë u bë cak i zjarrit të artilerisë. Megjithatë, ndodhi rastësia e pabesueshme dhe në shtëpi askush nuk u lëndua.

Pastaj McLeani vendosi që erdhi koha që bashkë me familjen ta braktisë shtëpinë dhe të kërkojë një strehim më të sigurt. Mirëpo, kur përfundimisht vendosi të shpërngulej, shtëpia e tij edhe njëherë u gjend në linjën e parë të betejës –  betejë dyfish më të madhe se ajo e para.

MecLeanit atëherë i humbi durimi. Shiti shtëpinë dhe u shpërngul bashkë me familjen sa më larg që mundi. U vendos në Clover Hill në Vigjini, qytet i cili më vonë ndryshoi emrin në Appomattox Court House. Mirëpo, Lufta civile edhe atje e arriti!

Më 9 prill 1865 gjeneral Lee zyrtarisht ia dorëzoi luftën Ylusses S. Grantit, me ç’rast më në fund lufta përfundoi. Ju intereson se ku u bë dorëzimi? Në shtëpinë e re të MecLeanit.

ngjashmeri4

  1. Mallkimi i 4 korrikut

Ata të cilët rastësisht nuk e dinë, 4 korriku 1776 është dita kur është nënshkruar Deklarata e pavarësisë, me të cilën janë krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, ajo që veçanërisht është e çuditshme lidhur me 4 korrikun është që saktësisht 50 vjet pas asaj dite të vitit 1776 kanë vdekur dy nënshkrues të Deklaratës – kryetari i dytë dhe kryetari i tretë i SHBA-së John Adams dhe babai i Deklaratës Thomas Jefferson. Mirëpo, tregimi këtu nuk përfundon.

Më 4 korrik 1831 ka vdekur kryetari i katërt amerikan, James Monroe, ndërkaq më 4 korrik 1863 ka përfunduar beteja e rëndësishme më e madhe e Luftës civile, Beteja te Gettasburgu, e cila në masë të madhe ka përcaktuar fatin e kombit amerikan. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *