Njerëzit shumë të mençur që kanë bërë gjëra shumë të pamençura

Madje edhe njerëzit më të mençur nganjëherë bëjnë veprime shumë të marra, gjë që është shumë befasuese dhe zhgënjyese, sepse, megjithatë, fjala është për njerëzit e mençur. Vetëbesimi i tepruar dhe dëshira për t’u dëshmuar shpesh mund të jenë fatale.

Vdekja për shkak të rrezatimit

Elizabeth Fleischmann-Aschheim

Kur Wilhelm Röntgen zbuloi rrezet e rëntgenit, më 1895, lajmi shumë shpejt e mori dhenë. Atëherë 30-vjeçarja Elizabeth Fleischmann-Aschheim vendosi të mësonte sa më shumë për radiografinë. Edhe pse kurrë nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme, u bë shumë e shkathtë në radiografi për vetëm një vit, gjë që në Kaliforni hapi laboratorin e parë të radiografisë.

Elizabeth shpesh bënte eksperimente të shumta me rrezet e rëntgenit, edhe pse ishin të njohura rreziqet nga rrezatimi afatgjatë, Elizabeth refuzonte të barte pajisjet mbrojtëse, sepse konsideronte se ashtu do t’i frikësonte pacientët. Kokëfortësinë e saj e pagoi me jetë – vdiq në moshën 46-vjeçare nga pasojat e rrezatimit.

Është zbuluar sekreti i shefit të shërbimit sekret

David Petraeus 22111

Edhe pse puna e David Petraeus -it, drejtor i paradokohshëm i CIA-s, ishte fshehja e të dhënave dhe informacioneve sekrete, dështoi të fshihte disa pjesë të jetës së tij private, të cilat në fund i kushtuan me dorëheqje.

Në të vërtetë, Petraeus ka pasur aferën me Paula Broadwellin, biografen e tij zyrtare, ndërkaq çifti ka bërë gabimin më të madh. Të dytë ishin të martuar, andaj hapën Gmailin e përbashkët në llogari në mënyrë që t’i shmangnin dërgimin e porosive me e-mail.  Problemet filluan kur Broadwell nga e njëjta llogari filloi ta terrorizonte një grua tjetër për të cilën dyshonte që ia kishte vënë syrin Petraeuesit. Gruaja terrorizimin e kishte paraqitur te mik në FBI, pas së cilës filloi hetimi i cili zbuloi aferën e drejtorit të CIA-s.

Me gënjeshtra deri te “suksesi”

Stephen Glass

Me vetëm 25 vjeç Stephen Glass arriti të bëhet redaktor në gazetën “New Republic”. Në qarqet e gazetarëve në Amerikë gëzonte famën si ‘wunderkind’, andaj kishte para karrierën shumë premtuese. Mirëpo, shpejt doli që shumica e teksteve të tij ishin të sajuara.

E gjitha u zbulua pasi u konstatua që një kompani për të cilën Glass kishte shkruar nuk ekzistonte, andaj ishte iniciuar hetimi. U zbulua që 41 artikuj ishin plotësisht të sajuar. Karriera e Gllassit prej gazetari shumë shpejt përfundoi, ndërkaq disa mediume e përshkruan “veprimin” e tij si “mashtrimi më i madh në gazetarinë moderne”. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply