Njihuni me një armë shkatërruese – 1 milion të shtëna në minutë

Mitralozi me fuqinë më të madhe të zjarrit, që ndodhet ende në përdorim ushtarak, është “M134 Minigun”. Kjo armë, e dizajnuar në fund të viteve të 60-ta për helikopterët dhe mjetet e blinduara – sipas librit të rekordeve botërore Guinnes – ka kapacitetin prej 6,000 të shtënash në minutë, ose 100 të shtëna në sekondë.

Çfarë të thuhet tjetër, “M134 Minigun” është vërtetë armë e frikshme, e cila nxjerrë dhjetë herë më shumë plumba të kalibrit 7.62 mm se një mitraloz i zakonshëm. Megjithatë, përkundër kapacitetit të frikshëm të tij – ky mitraloz sot mund të duket një lodër e thjeshtë, krahasuar me një shpikje tjetër vrastare.

Në vijim ju prezantojmë “The Metal Storm gun”, prototipin e një arme shkatërruese me 16,000 të shtëna në sekondë, respektivisht 1 milion të tilla në minutë.

Kjo armë automatike, respektivisht sistem automatik, është zhvilluar nga një kompani e armëve nga Australia me të njëjtin emër. Në vitin 2007, Metal Storm Inc. nënshkroi një kontratë për furnizimin e ushtrinë amerikane me këtë lloj të armës vrastare, e cila tash për tash është e dedikuar për anijet luftarake, pra marinën, raporton Business Insider.

Në video-materialin që ua sjellim në vijim do të mund të shihni se si duket puna e kësaj arme vërtetë të frikshme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply