Njihuni më perlën e Tajlandës – Ao Nang

Ao Nang është qyteti më i popullarizuar dhe më i frekuentuar në Tajlandë, që po lulëzon falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujë të pastër e të ngrohtë.

Ao Nang ka gjithçka që mund të pritet nga një pushim në Tajlandë – rripa të gjatë rëre, shkëmbinj gëlqeror dhe vendpushime të shumta turistike.

long boat and rocks on railay beach in Krabi, Thailand

Përveç larjes në det dhe shijimit të motit jashtëzakonisht të mirë, turistët po ashtu mund të provojnë edhe shumë atraksione dhe aktivitete të ndryshme.

Vizitorët mund të porositin varkë për të lundruar në det dhe për t’i eksploruar ishujt e shumtë. Ndërkaq, aktivitetet e ndryshme në ujë dhe ngjitja në shkëmbinj, i tërheqin shumë ata të cilët pëlqejnë aventurat.

Ao Nang14

Padyshim, Tajlanda është një nga vendet më të mira për zhytje dhe eksplorimin e pasurive të saj detare në detin e kthjellët si kristali, Andaman. /NGJYRA.COM/

Ao Nang5 Ao Nang6 Ao Nang9 Ao Nang12 Ao Nang10 Ao Nang15 Ao Nang11 Ao Nang3 Ao Nang2 Ao Nang8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply