Nostradamusi, njeriu më misterioz i të gjitha kohëve

Sipas gojëdhënave, disa net para lindjes së Nostradamusit, janë vërejtur aktivitete të shtuara të yjeve. Në arkivat e Sallonit, qytet në të cilin parashikuesi i madh i ka kaluar ditët e fundit, janë shënuar tregimet mbi objektet e shndritshme, të rrumbullakëta të cilat janë shfaqur në qiell mbi St. Remyen në Provansë.

Vetëm lindja e Nostradamusit ka pasur rëndësi të veçantë pasi që Blanche Nostradame (mbiemri i vërtetë i Nostradamusit) bashkëshortit të vet i lindi një fëmijë të mrekullueshëm.

Në shekullin XVI bebet e mrekullueshme kanë qenë shumë të rralla. Shkalla e vdekshmërisë ka qenë e lartë, foshnjat kanë lindur me peshë të vogël, sepse nënat kanë qenë dobët të ushqyera. Andaj mund të besohet që për Nostradamusin nga ditët e para pas lindjes është kujdesur dhe e ka mbrojtur një “forcë” mbinatyrore.

Na është e njohur që parashikimet e Nostradamusit janë më të saktat nga të gjitha parashikimet e regjistruara ndonjëherë. Nuk ka shenja që ndonjëherë ka gabuar kur është përpjekur të parashikojë të ardhmen.

Edhe mediumet dhe parashikuesit e tjerë kanë pasur momentet e tyre të ndritura, mirëpo Nostradamusi gjithmonë ka qenë i saktë. Njeriut mund t’i shkojë mendoja që ai ka jetuar në të ardhmen dhe që thjesht vetëm i ka përshkruar ato që i ka parë.

Mund të thuhet pa hezituar që Nostradamusi ka qenë ndryshe nga njerëzit e tjerë të cilët kanë jetuar ndonjëherë diku apo që do të jetojnë. Parashikuesi i madh ka pasur një dhunti dhe inteligjencë të jashtëzakonshme. Shumë i ri ka mësuar disa gjuhë dhe matematikën e lartë. Nga mosha 23 vjeçare ka diplomuar në mjekësi, pastaj ka doktoruar pa ndonjë mund të madh.

Me muaj ka qëndruar midis viktimave të murtajës dhe kurrë nuk është sëmurë nga kjo sëmundje e rrezikshme. Thuajse kur ka qëndruar në mesin e viktimave ka marrë vaksinë kundër të gjitha të këqijave të mundshme.

Me preparate sekrete bimësh ka shëruar të sëmurë të shumtë. Në Francë dhe në pjesën tjetër të Evropës ka qenë i njohur si shërues çudibërës.

Kush ka qenë Nostradamusi?

nostradamus4

Ka hamendje të ndryshme lidhur me mënyrën në të cilën janë zhvilluar vizionet e Nostradamusit. Siç do të shihet në vijim, është mbështetur në yje, mirëpo duket se atë e ka bërë vetëm për të fshehur metodën me të cilën vërtet është shërbyer.

Disa thonë që me një unazë të veçantë i ka thirrur demonët. Mirëpo, pak gjasa ka që Nostradamusi ka pasur aleancë me Demonin. Ka qenë njeri shumë religjioz.

I lindur si çifut, e më vonë i konvertuar në katolik, në predikimin e fesë ka marrë nga pak nga të dy religjionet. Pikërisht, duke pasur parasysh që në parashikimet e tij për shfaqjen e antikrishtit, më parë do të mund të thuhet që ka qenë njeri i Perëndisë.

Në Bibël Krishti shpesh u flet pasardhësve të vet mbase për t’ua tërhequr vërejtjen për të gjitha të mirat dhe të këqijat që i presin. Mbase Nostradamusi në saje të aftësive të veta ka modernizuar Apokalipsin.

Sa i përket supozimit që ka qenë magjistar, nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmish që është marrë me magji të zezë. Nuk ka provuar të thërrasë shpirtrat e vdekur për t’i pyetur për këshilla, ndonëse ka besuar në jetën pas vdekjes.

Prandaj, mbeten vetëm dy mundësi:

a) Ka qenë udhëtar nëpër kohë;

b) I deleguar i qenieve të jashtme në Tokë dhe pikërisht vjen nga yjet.

nostradamus3

Është e vërtetë, ka qenë astrolog, mirëpo i ka studiuar yjet në mënyrën e vet, sikur të ishte edhe vetë në qiell midis yjesh. Veglat e tij ishin unike. Ka pasur një unazë, një trekëmbësh ngjyrë zjarri dhe një sferë me ujë. Kur me unazë prekte trekëmbëshin, në kokën e tij është shfaqur vizioni.

Është lehtë e mundshme që ato vegla kanë pasur prejardhje nga ndonjë kohë tjetër dhe nga ndonjë vend i panjohur. Nëse ka qenë udhëtar nëpër kohë, është e qartë që ka dashur që më herët të na tërheqë vëmendjen apo së paku të na ndihmojë që vetë të parashikojmë atë që na pret në të ardhmen.

Ka mundësi që ndonjë shpirt jashtëtokësor të ketë hyrë në trupin e njeriut me lejen e pronarit të vërtetë të tij që me ardhacakun të ndante dijet e tij.

Nostradamusi ka poseduar të gjitha shenjat e asaj që e quajmë “fëmijë i yjeve” dhe të gjithë që e kanë njohur kanë konstatuar se ai është mbi ekzistencën e përtejme normale njerëzore.

Kështu mund të sqarojmë precizitetin parashikues: para syve të vet ka parë vetëm zhvillimin e ngjarjeve. Kjo do të mund të sqaronte edhe faktin që Nostradamusi kurrë nuk i ka lidhur parashikimet e veta me ndonjë datë të caktuar. Ka qenë dëshmitar i ngjarjeve, mirëpo nuk ka mundur të dinte se kur do të ndodhnin ato.

Lidhja midis Nostradamusit dhe qenieve jashtëtokësore bëhet më e fuqishme nëse analizojmë vetë atë dhe atë që e ka rrethuar.

1. Ngjarjet në qiell mbi St. Remyan në çastin e lindjes së tij.

2. Inteligjencën e jashtëzakonshme të tij.

3. Veglat e pazakonshme me të cilat është shërbyer për të udhëtuar në të ardhmen.

4. Imunitetin e tij ndaj sëmundjeve.

5. Shëndetin e tij të shkëlqyeshëm gjatë tërë jetës.

6. Parashikimi i tij i jashtëzakonshëm.

7. Dhe, krejt në fund, aftësia parashikuese e Nostradamusit pa dyshim ka shenja jashtëtokësore. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply