Ora astronomike e Pragës – mrekullia teknologjike e mesjetës

Çdo ditë, qindra turistë nga e tërë bota shkojnë para Bashkisë së vjetër të qytetit të Pragës, për t’u kënaqur me shfaqjen e mrekullueshme mekanike e cila në mesjetë është konsideruar njëra ndër mrekullitë botërore.

Ora astronomike e Pragës, (Pražský orloj), e cila tashmë më shumë se 600 vjet është njëra ndër pasuritë më të mëdha të qytetit, akoma i mrekullon njerëzit – dhe akoma punon.

ora praga4

Bashkia e vjetër e qytetit është ndërtuar në vitin 1338 si njëra ndër ndërtesat më të rëndësishme në Pragë, ndërkaq pjesa më e vjetër e Orës, ora mekanike dhe numrat astronomikë datojnë nga viti 1410, kur i kanë punuar orëtarët Mikaláši nga Kadana dhe Jan Sindel, profesor i matematikës dhe astronomisë në Universitetin Charles.

Më vonë, me siguri rreth vitit 1490, orës i është shtuar edhe kalendari, ndërkaq fasada është zbukuruar me skulptura gotike.

Në shekullin XVII janë shtuar edhe statujat lëvizëse, ndërkaq personazhet e 12 apostujve pas riparimit të madh më 1865-1866.

ora praga8

Në çdo orë, Pražský orloj fillon shfaqjen e vet, kur hapen dy dyer dhe nga to dalin statujat e 12 apostujve. Në pjesët anësore mund të shihet skeleti i cili i bie kambanës, një turk i cili përshëndet me kokë, koprraci me torbën plot me para dhe një tjetër që shikohet në pasqyrë.

E tërë shfaqja përfundon me këndesin e artë dhe me tingëllimat e kambanës së madhe në majë të pirgut.

Ora Astronomike e Pragës është ora më e vjetër në botë dhe më e vjetra e cila punon edhe në ditët e sotme. /NGJYRA.COM/

ora praga9 ora praga7 ora praga3 ora praga2 ora praga6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply