Pëllumbat me kurorë – pëllumbat më të mëdhenj në botë

Pëllumbi me kurorë Viktoria (Goura victoria) është një specie e bukur e pëllumbave, karakteristikë e të cilit, përveç ngjyrës gri-kaltër, janë dhe puplat tufë në kokë (kurora), sipas së cilës edhe është emëruar.

Të lartë sa një bibë, (65 -80 cm) dhe me peshë deri në 3.5 kg, pëllumbat me kurorë konsiderohen si  pëllumbat më të mëdhenj të mbijetuar në Tokë.

Meqë jetojnë në xhunglat e dendura të Indonezisë dhe Papua Guineans së Re, për jetën e tyre në natyrë dihet shumë pak.

Goura victoria3

Përveç asaj se për nga pamja dallojnë shumë nga pëllumbat që ne jemi mësuar t’i shohim, pëllumbat  Viktoria e kanë edhe një zë të veçantë, të ngjashëm me atë që krijohet kur fryjmë në një shishe të zbrazët prej qelqi.

Ata jetojnë në tufa të vogla dhe megjithse mund të fluturojnë, shumicën e kohës e kalojnë në tokë ku edhe i ndërtojnë foletë.

Goura victoria7

Këta pëllumba janë monogam, që do të thotë se e kanë vetëm një partner gjatë gjithë jetës. Pëllumbeshat çelin një herë në vit dhe në fazën e hershme të vegjlit e tyre i ushqyejnë me qumësht (si gjitarët).

Në botën e shpezëve, kjo mënyrë e të ushqyerit është unike vetëm për pëllumbat  dhe flamingot.

Fatkeqësisht, këta zogj të bukur janë kategorizuar si “specie e rrezikuar”, sepse numri i tyre është duke rënëshumë shpejt për shkak të gjuetisë dhe prishjes së foleve të tyre.

Goura victoria10

Ata gjuhenpër disa arsye: ushqim, sport dhe shitje të paligjshme.

Në zonat e populluara me njerëz pothuajse janë zhdukur tërësisht, por besohet se gjendja e tyre është dukshëm më e mirënë xhunglat eGuineas së Re. /NGJYRA.COM/

Goura victoria9 Goura victoria5 Goura victoria4 Goura victoria6 Goura victoria2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply