Përjetoni orgazëm me masazh erotik

Nëse ju shkon mendja për mënyrën se si partnerin tuaj do ta çoni deri në ekstazë, masazhi me vaj është ide shumë e qëlluar. Le t’ju shkrihet në duar, duke i bërë masazh erotik.

Çka ju duhet për masazh erotik?

Detyrë e tij nuk do të jetë vetëm të shtrihet dhe t’jua dorëzojë komandën juve, ndërkaq ju sikur ndonjë pianiste e dehur me gishta bëni muzikë nëpër trupin e tij dhe të krijoni një melodi erotike, e cila do të jetë e shpërblyer me përfundim të zjarrtë.

Bëni gati ndonjë vaj eterik për trup, apo edhe më mirë do të jetë vaj për fëmijë me shtesa aloe dhe kamomile, lëshoni muzikë të përshtatshme ekzotike dhe krijoni atmosferën erotike që nuk do ta harroni shpejt.

Si të filloni masazhin erotik?

masazha111

Le të shtrihet i dashuri juaj në shtrat, ndërkaq ju pothuajse lakuriq uluni në kofshë të tij. Merrni vaj në shuplaka dore dhe filloni masazhin e gjoksit të tij. Filloni nga gjoksi në drejtim të qafës dhe vazhdoni deri te shpatullat.

Me lëvizje të përsëritura në hark do të arrini relaksimin e plotë të trupit të tij. Nëse vëreni që duart ju janë tharë dhe më nuk po ju rrëshqasin nëpër trupin e tij, gjithmonë merrni vaj në shuplaka dhe vazhdoni seancën.

Ku duhet pasur kujdes te masazhi erotik?

masazha555

Masazhin kohë pas kohe bëjeni deri në drejtim të barkut. Këtë herë harku i shuplakave tuaja të shkojë deri te gjoksi e poshtë trupit, ndërkaq lëvizjen përfundojeni përreth kërthizës së tij.

Jepni kohë. Mos u ngutni. Partneri juaj mezi pret që me duar të shëtisni edhe më poshtë, ndërkaq ju qëllimisht mos e bëni dhe zgjateni seancën.

Sërish kthehuni te gjoksi, përkëdheljani thimthat dhe qafën, sërish vazhdoni deri te kërthiza dhe bëjani me dije, që akoma ka kohë, se nuk duhet të nguten dhe që vërtet dëshironi t’i ofroni një përfundim madhështor.

Pastaj filloni masazhin e penisit të tij. Më parë butësisht fërkojeni dhe përkëdheleni, dhe kur të arrijë deri te ereksioni, përdorni duart tuaja. Lëvizja të mos jetë e vrazhdë, andaj përdorni formën spirale të lëvizjes.

masazha444

Mos harroni lagështinë e duarve tuaja, sepse pikërisht vaji më shumë shkakton ndjenja në penis dhe e gjitha stimulohet deri në maksimum.

Gjatë kohës derisa njëra dorë i bën masazh penisit të tij, tjetra më parë le ta përkëdhelë pjesën e poshtme të barkut dhe thimthat, pastaj filloni t’i bëni masazh edhe koqeve të tij dhe shpërbleni me kënaqësi të mrekullueshme.

Kini kujdes që kënaqësinë të mos e prishin thonjtë e gjatë dhe lagështia e pakët e gishtave dhe shuplakave tuaja.

Ku përfundon masazhi erotik

Për ta çuar kënaqësinë e partnerit deri në kulm, disa pika vaji hidhni në gjoksin e tij, mbi të shtrini shuplakat e partnerit dhe thoni që mund lehtësisht të shtangojë dhe përkëdheljani butësisht.

Masazhi reciprok kuptohet do të jetë rasti i shkëlqyeshëm për kulmin e pritur me padurim, gjë që do të thotë masazh intensiv përreth penisit të tij dhe ta çoni në kulmin orgazmik, dhe do të jetë dhurata më e mirë për të dy. /NGJYRA.COM/

tantra 2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *