Përshkrimi më i vjetër i formës së njeriut

Afërdita e Hohle Fels (Shkëmbi Zgavër) është figura më e vjetër në botë që përshkruan formën e njeriut. Me përjashtim të mundshëm të skulpturës me tipare shtazore Njeriut Luan, padyshim ky është arti figurativ  parahistorik më i vjetër që është zbuluar deri në ditët e sotme (Njeriu Luan, megjithatë, përshkruan një figurë jo të njeriut apo gjysmë-njeriut).

Statuja 40.000 vjeçare është rreth 6 centimetra e gjatë dhe e gdhendur në fildish të mamuthit. Ashtu si shumica e figurave të Afërditës, ajo përshkruan një grua epshore me gjoks dhe mollaqe të ekzagjeruara dhe nxjerr në mënyrë të theksuar në pah organin femëror.

Aferdita Hohle Fels 4

Ashtu si dhe shumë statuja të ngjashme, edhe kjo nuk ka kokë, por ka një rreth të gdhendur sipër supit të majtë – që lë të kuptohet se ai ishte bartur si gjerdan.

Numri i figurave të gjetura deri në ditët e  sotme dhe kujdesi që paraardhësit tanë ia kishin kushtuar bërjes së tyre tregojnë se ato ishin shumë të rëndësishme për njerëzit e asaj kohe.

Shumë studiues besojnë se ato kanë shërbyer si simbole të fertilitetit, por kuptimi i vërtetë i  tyre është ende i panjohur.

Aferdita Hohle Fels 1

Statuja e Afërditës  është zbuluar në zgavrat e shpellave Hohle Fels në rajonin Sëabian Jura, pranë qytetit Ulm në jugperëndim të Gjermanisë, i cili ishte gjithashtu vendi i instrumenteve muzikore më të vjetra në botë deri në zbulimet e reja në vitin 2012.

Figura  ishte gjetur në gjashtë copa, rreth 3 metra nën dyshemenë e shpellës, në mesin e  mbeturinave shtazore, mbetjeve të eshtrave dhe mbeturinave nga punimi i fildishit  dhe strallit.

Aferdita Hohle Fels2

Në Hohle Felska dëshmi të shumta të profesioneve të njeriut që datojnënga parahistoriadhe në të janë bërë shumë  zbulime arkeologjike, duke përfshirë edhe figurën e Njeriut Luan, e cila fillimisht ishte menduar të jetë rreth 30,000-31,000 vjet e vjetër, por me rafinimin e karbonit të eshtrave të gjetura pranë figurës tani është ardhur në përfundim se Njeriu Luan është  40.000 vjeti vjetër.

Kjo gjithashtu është një vepër e rëndësishme artistike,sepse përfaqësimi i një figure imagjinare në art ofron dëshmi të hershme se njerëzit e kishinzhvilluar përceptimin e pjesësve të jashtme komplekse të  organeve. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply