Personalitetet botërore që refuzuan të vdisnin – Mbreti Zog i pari

Kanë ekzistuar disa personalitete të veçanta që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, mirëpo të bëmat e disave prej tyre janë lënë nën hijen e këmbëngulësisë për ta refuzuar vdekjen me çdo kusht.

Sipas një përzgjedhjeje që ka bërë portali i famshëm i kurioziteteve, Viralnova, mbreti i shqiptarëve Leka Zogu I qëndron bindshëm në krye të kësaj liste.

plumbi mbretizog

Mbreti Zog

Mbreti Zog, që kishte sunduar në Shqipëri në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, mban rekordin për tentim atentatesh ndaj një personaliteti të tillë, 50 sish.

Njëri prej tentimeve më të njohura është ai, kur atentantori e kishte goditur dy herë me plumb nga afërsia, ndërsa Mbreti ashtu i plagosur dhe i gjakosur kishte zënë vend në një takim të rëndësishëm shtetëror – duke u thënë të pranishmëve që të mos shqetësohen ‘sepse gjërat e tilla i ndodhin përherë’.

Dhe, sipas Viralnova-s, është i pabesueshëm fakti se Mbreti Zog vdiq nga vdekja natyrale në vitin 1961.

plumbi rasputin

Grigori Yefimovich Rasputin 

Familja mbretërore ruse e konsideronte Rasputinin si një mistik të madh dhe e mbajti atë pranë deri në momentin kur filloi të ndikonte negativisht mbi popullaritetin e tyre – për shkak të magjisë së tij të çuditshme dhe, ndoshta më shumë – për shkak të përfoljes për lidhjen e tij romantike me gruan e carit rus.

Një grup i fisnikëve të rinjë rusë ishte përpjekur që ta vriste atë, duke i vënë helm në verë dhe ushqim – por kot, sepse Rasputin kishte jetuar edhe 7 ditë tjera pas helmimit, duke u kënaqur me konsumimin e ushqimit dhe verës, derisa nuk e goditën me plumba pas shpinës.

Mirëpo, në momentin kur të gjithë kishin menduar se Rasputin kishte vdekur – ai ishte ngritur në këmbë dhe kishte filluar t’i ngufaste me duar të gjithë të pranishmit.

Atë e kishin goditur pastaj edhe me tre plumba të tjerë, dhe vetëm pasi ishte plandosur në dysheme, e kishin mbështjellë në qilim dhe e kishin hedhur në lumë.

Dhe fakti më interesant është se, në autopsinë e bërë me atë rast, shkruan se, në fakt, Rasputin vdiq nga hipërtermia.

plumbi Ferdinand Magellan

Ferdinand Magellan

Eksploruesi i fashëm Ferdinand Magellan kishte marrë urdhër t’i vriste armiqtë në Filipine, por fatkeqësisht, kur kishte zbarkuar aty – kundërshtari kishte qenë mirë i përgatitur.

Magellan, me të shkelur në ishull, ishte goditur nga një shigjetë helmuese dhe shpuar nga një shtizë bambuje.

Megjithatë, ashtu i plagosur kishte vazhduar të luftonte – madje, duke duruar edhe dhunën fizike që ushtrohej mbi të, dhe atë, deri në momentin kur ishte bindur se edhe njeriu i fundit i ekuipazhit të tij kishte arritur të kthehej në anije.

plumbi Blackbeard

Mjekërziu

Pirati i famshëm, me nofkën Mjekërziu, me kohë ishte tërhequr të bënte jetë të qetë në Karolinën Veriore me plaçkën e fituar, mirëpo për kokën e tij – që e kërkonte guvernatori i Virxhinias – ishin nisur dy anije që drejtoheshin nga Robert Maynard.

Në vend që të priste sulmin, Mjekërziu ishte ngjitur në anijën e Maynardit dhe, i mbushur me eksploziv dhe me shpatë, kishte arritur t’ia priste dorën kapitenit që ishte nisur në drejtim të tij.

Mjekërziu ishte qëlluar 20 herë me armë dhe po aq herë me shpatë derisa kishte dhënë shpirt.

plumbi Pablo-Escobar

Pablo Escobar

Bosi i famshëm i kartelëve të drogës, që atëbotë mbulonte 80% të tregut botëror të kokainës, ishte cak i përhershëm i njësisë speciale të policisë.

Gjatë ballafaqimit të fundit me policët, Escobar kishte vrapuar aq shumë, dhe aq gjat, mbi pullaze të shtëpive  – sa që policët patën rastin të shtinë me mijëra plumba në drejtim të tij.

Escobar ishte lodhur nga vrapimi dhe i plagosur besohet se kishte bërë vetëvrasje para se të bindte në duart e policisë.

plumbi CharlesDeGaulle_Feb1943

Charles de Gaulle

De Gaulle për pak sa nuk e kishte arritur numrin e tentim-atentateve që ishin bërë ndaj Mbretit Zog.

Lideri i rezistenës franceze ishte ballafaquar me tentim atentate 31 herë – mirëpo, sikur të ishte i vetëdijshëm se çfarë e presite në momente të caktuara, kishte shpëtuar pa ndonjë të keqe.

Në një rast, 140 plumba kishin goditur veturën e tij, ndërsa De Gaulle mëmzi e kishte pranuar këshillën e truprojës që të përkulej për t’i shmangur plumbat. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply