Pitt-Jolie, ja çfarë përfshin kontrata paramartesore

Ashtu si shumë çifte të famshëm të showbiz-it, çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë nënshkruar një kontratë paramartesore. Çdo njëri do të mbajë asetet e tyre para martesës, prandaj në rast divorci çifti nuk do të ketë ‘dhimbje koke’ për ndarje e pasurisë.

Revista e njohur amerikane ‘Star’ ka publikuar të gjitha detajet e kontratës së çiftit ku thuhet se si do të ndahet pasuria prej 240 milionë dollarë e Brad dhe ajo 185 milionë e Agelinës.

Në rast divorci ata do të mbajnë për vete vetëm pasurinë e vënë para martese, ndërsa pasurinë e fituar pas martese do të depozitohet në një llogari që do të jetë vetëm për fëmijët, të ndara në pjesë të barabarta mes tyre. Pra ata nuk do të përfitojnë asgjë nga pasuria e përbashkët dhe gjithçka do të shkojë për fëmijët, raporton ON.

Një tjetër pikë e martesës ishin dhe fëmijët, në rast tradhëtie Brad do të humbasë përfundimisht kujdestarinë e fëmijëve dhe kjo ishte pika më e vështirë e kontratës për t’u pranuar nga ai pasi i do shumë fëmijët e tij. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply