Pylli i vallëzuar i Kaliningradit

Kaliningradi është një zonë e Rusisë që kufizohet me Lituaninë në veri, Poloninë në jug, dhe detin Baltik në perëndim. Krahas disa objekteve historike dhe bazave më të dendura ushtarake në Evropë, në këtë zonë ndodhet dhe një fenomen i çuditshëm natyror.

Aty ndodhet një pyll pishash me forma që vështirë se mund t’i shihni në ndonjë vend tjetër në botë – i quajtur Pylli i vallëzuar. Trupat e pishave kanë forma nga më të ndryshmet, formë unazash, spiralesh apo dhe të zemrës.

Pylli i vallezuar 007

Shkaktari i formës së këtyre trupave mbetet ende i panjohur. Sipas një versioni shkaktar janë vemjet Rhyacionia buoliana. Sipas versionit popullor ndërkaq, Pylli i vallëzuar përcjell lëvizjen e rërës, ndërkaq disa teori tjera thonë se pylli gjendet në një zonë ku ndodhë përplasja e energjive enorme pozitive me ato negative.

Megjithatë, teoria më e besueshme është ajo se, për formën e trupave të pishave në këtë pyll – fajtor është era e fortë që godet këtë zonë. /NGJYRA.COM/ 

Pylli i vallezuar 001 Pylli i vallezuar 003 Pylli i vallezuar 002 Pylli i vallezuar 009 Pylli i vallezuar 010 Pylli i vallezuar 006 Pylli i vallezuar 008

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *