#RagmiLiroZyrën , të rinjtë preshevarë fillojnë fushatën kundër ishkryetarit

Zyra për të Rinjtë e themeluar nga komuna e Preshevës, që prej 4 vitesh nuk po mund të vendoset në selinë e saj, në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, për shkak se atë po mban të bllokuar ish kryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa, që nuk pranon të flasë në asnjë mënyrë. Të rinjtë vazhdojnë të kërkojnë që zyra të lirohet dhe kanë filluar një fushatë nëpër rrjete sociale, më qëllim bindjen e ish kryetarit për të liruar zyrën.

Zyra për të Rinjtë gjendet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë dhe para se kryetari I dikurshëm të vendosej aty, në zyrë ishin vendosrë 8 të rinjë qytetarë të Preshevës.

Gazeta provoi të kontaktojë më ish kryetarin e komunës së Preshevës për tre mandate,Ragmi Mustafa, por i njejti nuk pranoi të flasë në asnjë mënyrë, sikurse nuk pranon asnjë vendim të disa ish drejtorëve të kësaj Shtëpie të Kulturës.

“ Aty është vendosë të jetë Zyra për te rinj, e cila eshte e themeluar nga Komuna e Presheves. Tash e katër vite të rinjt e Zyres po kërkojnë lirimin e saj dhe paisjeve që gjenden aty dhe që kapin vlerën e diku rreth 20.000 euro. Ish Kryetari Ragmi Mustafa nuk ka pranur asnjeherë të flasë madje i ka injoruar edhe kerkesat e drejtoreve që kanë kërkuar të lirojnë zyrën”, tha kryetari i të Rinjëve, Altin Boriqi.

Sipas tij, ish kryetari i Komunës dhe kryetari aktual i PDSH, Ragmi Mustafa, nuk paguan asnjë lloj qiraje dhe nuk ka dhënë shenja se do ta bëj ndonjëherë të njejtën gjë, që ju kërkohet të gjithëve.

Gazeta i ka dërguar dhjetra pyetje ish Kryetarit por sikurse gjithmonë, ai ka zgjedhur rrugën e injorimit dhe të heshtjes.
“ Sa keq për ish partinë që uzurpon rininë e se do lirin. Clirimi i Zyrës për të Rinjtë, nënkupton shpresë për këdo që të ardhmen e sheh aty ku edhe une e besoj. #RagmiLiroZyren”, shkroi pak me pare aktivisti Valon Nuhiu

Artikuj që mund t\'iu interesojnë