Setenil de las Bodegas, qyteti mbresëlënës nën shkëmbinj

Udhëtimi në Setenil de las Bodegas, në Spanjë, mund të jetë një aventurë e vërtetë për personat që vuajnë nga klaustrofobia. Ky qytet i vogël ndodhet në krahinën e bukur Cadiz, ndërsa është ndërtuar nga gurët lokalë, shumica prej të cilëve as që janë lëvizur nga vendi.

Setenil shtrihet buzë grykës Rio Trejo, me të cilën ka ndërtuar një simbiozë të pabesueshme. Banorët lokalë shfrytëzojnë shkëmbinjtë në vend të mureve, duke ndërtuar shtëpitë e tyre rreth, brenda, apo nën shkëmbinj – dhe, duke ruajtur në këtë mënyrë formën natyrale të kanionit.

Setenil-de-las-Bodegas-17

Një prej zonave më të mahnitshme të qytetit është “Shkëmbi i madh”, që mbulon një dyzinë shtëpish të bardha – që ruajnë freskinë gjatë ditëve të ngrohta të verës. Mbi këtë shkëmb ndërkaq, ndodhen dhe disa shtëpi – duke bërë kështu që qyteti të ketë disa “shtresa” shtëpish, të ndara me anë të shkëmbinjve.

Ky vendbanim, edhe pse ka rreth 3.000 banorë, ka pasur rol të rëndësishëm në historinë spanjolle. Ekzistojnë dëshmi që tregojnë se këtu kanë jetuar njerëzit qysh para 2.000 vjetësh, kur ky vend ishte pushtuar nga romakët.

Setenil-de-las-Bodegas-1

Edhe pse është banuar shumë shekuj më parë, Setenil de Las Bodegas nuk ka njohur zhvillim të madh deri në shekullin 12, kur ishte pushtuar nga maurët – të cilët në një formë i dhanë fizionominë e sotme – derisa nuk u pushtuan nga spanjollët. /NGJYRA.COM/

Setenil-de-las-Bodegas-16 Setenil-de-las-Bodegas-18 Setenil-de-las-Bodegas-15 OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA Setenil-de-las-Bodegas-11 Setenil-de-las-Bodegas-9 Setenil-de-las-Bodegas-8 Setenil-de-las-Bodegas-7 Setenil-de-las-Bodegas-6 Setenil-de-las-Bodegas-5 Setenil-de-las-Bodegas-4 Setenil-de-las-Bodegas-10 Setenil-de-las-Bodegas-3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply