Shpellat e akullit – mrekulli të brishta të Alaskës

Në akullnajën e gjatë 19 km janë gjetur shpella jashtëzakonisht të bukura të akullit. Këto shpella janë zgavra të gjera në akullin e kaltër, i cili po rrezikon të shkrihet nga ngrohja e klimës.

Prandaj, vizitoni këto shpella në Luginën Mendenhall, në Alaskë – SHBA, sa nuk janë avulluar të tërat.

Akullnaja është duke e ndryshuar pamjen, për shkak të shkrirjes dhe lëvizjeve të vazhdueshme, të cilat po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë, madje edhe të rrezikshëm, vizitën në shpellat brenda saj.

Shpellat e akullit 020

Por ata që ia dalin të arrijnë tek to, definitivisht mbesin gojëhapur nga bukuritë që shohin.

Akulli i shkrirë krijon burime uji brenda shpellave, duke i bërë ato edhe më më të bukura, e më ngazëllyese.

Pse ia vlen të vizitohen?

Këto janë ndër shpellat më të bukura të akullit, që po shkrihen me të shpejtë.

Shpellat e akullit 002

Kur t’i vizitoni?

Gjatë gjithë vitit.

Si të arrini atje?

Akullnaja gjendet 19 km nga Juneau, ku mund t’i bashkëngjiteni ndonjë turneu të organizuar turistik. Ju do të duhet të lundroni lumit dhe të ngjiteni drejt akullnajës. /NGJYRA.COM/

Shpellat e akullit 003 Shpellat e akullit 004 Shpellat e akullit 005 Shpellat e akullit 006 Shpellat e akullit 007 Shpellat e akullit 008 Shpellat e akullit 009 Shpellat e akullit 010 Shpellat e akullit 012 Tongass National Forest Shpellat e akullit 015 Shpellat e akullit 016 Shpellat e akullit 017 Shpellat e akullit 018 Shpellat e akullit 019 AJ5117-001 AR6293-001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply