Shtatë gabime që nuk duhet t’i bëni!

Të gjithë ne dëshirojmë t’i bëjmë ndryshe gjërat edhe në krevat – së paku për një nuancë më ndryshe. Mirëpo, ekzistojnë disa rregulla të cilave të gjithë duhet t’u përmbahemi. Kur është fjala për seksin oral, këto gjëra assesi nuk bën t’i bëni.

1. Mos e detyroni partnerin për diçka që i duket e pakëndshme

Nëse partneri juaj nuk e do seksin oral, mos insistoni, por bisedoni me të haptas. Nga ana tjetër, nëse nuk ju pëlqen diçka që ai bën tregoni atij.

2. Kujdesuni të jeni të pastër

Natyrisht, që spontaniteti dhe momenti i shpërthimit të afshit janë shumë të rëndësishëm, mirëpo nëse nuk dëshironi që partneri juaj të ftohet, patjetër duhet të përqendroheni “poshtë”. Nëse do të jeni të gatshme, edhe vetë do të jeni të kënaqur.

kopell2

3. Pa futjen e kokës dhe pa brutalitet

Kjo kryesisht ka të bëjë me meshkujt. Edhe pse në filma pornografikë duket ndryshe, femra nuk do të ndihet mirë nëse ia mbani kokën gjatë seksit oral dhe nëse jeni të dhunshëm.

4. Lidhni flokët

Kjo këshillë ka të bëjë me femrat. Nëse nuk doni të prishni tërë kënaqësinë, mos lejoni që flokët t’ju pengojmë, lidhni.

5. Pa i përdorur dhëmbët

Mos provoni as edhe butësisht t’i kaloni dhëmbët nëpër lëkurën e penisit të tij. Nëse e bëni këtë, meshkujt më së shpeshti nuk do të kënaqen.

kopell1

6. Mos t’ju vijë turp nga trupi juaj

Të gjithë dukemi ndryshe në zonën intime. Mos u turpëroni me pamjen e gjenitaleve tuaja, por kënaquni edhe në mënyrën orale.

7. Butësi me gishta

Derisa i ofroni femrës kënaqësinë orale, bëhuni të butë me gishta. Patjetër duhet t’i pritni thonjtë dhe mos fusni dhe nxirrni dhunshëm gishtat nga vagjina e saj, sepse kjo më së paku do ta kënaqë. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *