Shtëpi ideale për adhuruesit e natyrës

Valle de Bravo, qytet në Meksikë, është përfitues i një projekti fenomenal, i cili përbëhet nga katër shtëpi prej druri – që lidhen mes tyre me një kopsht të mrekullueshëm privat.

Chipicas Town Houses, siç quhen këto shtëpi nga ideatorët e tyre nga studioja e projektimit Alejandro Sanchez Garcia Arquitectos, sigurisht se përfaqësojnë një shembull të rrallë të izolimit dhe kënaqësisë në natyrë.

shtepi meks12

Në këtë projekt, natyra nuk është vetëm një dekor – sikur që është rasti në shumicën e vilave të mëdha por, këtu jetohet bashkë me natyrën ekzotike, ku mund të kalohen netët e pafundme romantike nën yjet e qiellit.

Dritaret prej dyshemesë deri në plafon ofrojnë një perspektivë të veçantë – derisa interieri është i rregulluar në mënyrë të thjeshtë por gjithsesi funksionale.

shtepi meks3

Dhomat e gjumit ndodhen në katin e dytë – dhe nga shtrati i gjumit ofrojnë një pamje të mahnitshme drejt pyllit. /NGJYRA.COM/

shtepi meks24 shtepi meks23 shtepi meks17 shtepi meks16 shtepi meks15 shtepi meks14 shtepi meks13 shtepi meks11 shtepi meks9 shtepi meks2 shtepi meks4 shtepi meks5 shtepi meks6 shtepi meks7 shtepi meks8 shtepi meks21 shtepi meks22

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply