Shtëpia fleksibile në Buenos Aires

Shtëpia FF, e ndërtuar në Nordelta të Buenos Aires-it, në Argjentinë, është projektuar nga studioja arkitektonike ‘Fritz + Fritz Arquitectos’, ndërsa kërkesa e vetme ishte që ajo t’i përshtatet karakteristikave të mjedisit.

Kjo shtëpi ka një sistem strukturor që mundëson që përdhesa të jetë plotësisht fleksibël në lidhjen e hapësirave të brendshme me ato të jashtme – gjë që mundësohet përmes panelit rrëshqitës nga druri, i cili integron qëndrimin ditor prej 48 metrash katrorë drejt pishinës dhe kopshtit.

Shtepia fleksibile6

Plafoni me beton të ekspozuar unifikon hapësirën, përderisa dyshemeja dhe muret anësore janë të veshura me parket nga druri.

Një përdorim i tillë i materialeve i jep hapësirës ​​amplitudë dhe rrjedhshmëri. /NGJYRA.COM/

Shtepia fleksibile2 Shtepia fleksibile5 Shtepia fleksibile7 Shtepia fleksibile4 Shtepia fleksibile3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply