Shtëpia në formë të brinjëve

Kjo shtëpi interesante, e ndërtuar në shkretëtirën Joshua Tree, në Kaliforni të SHBA-ve, është projektuar nga arkitekti Kendrick Bangs Kellogg, me kërkesë të Beverly Dolittle dhe bashkëshortit të saj, Jay.

Ndërtimi i kësaj shtëpie nga betoni, çeliku, qelqi dhe bakri, kishte filluar në vitin 1988, ndërsa kishte marrë fund në vitin 1993.

Ndërkaq, dizajneri i interierit, John Vurgin, kishte kërkuar disa vjet për të realizuar gjithë dizajnin e dëshiruar të shtëpisë.

shtepia brinje 001

Shtëpia ka një dizajn organik që frymon bashkë më peizazhin shkëmbor që e rrethon atë. Nga largësia ajo duket si një kafaz i brinjëve të shtazëve të ngordhura në mes të shkëmbinjve.

Interieri i shtëpisë ndërkaq, është i mprehtë, paksa kaotik dhe në kundërshtim me hapësirën.

Njerëzit nuk kanë ditur për ekzistëncën e kësaj shtëpie derisa ajo u vendos në shitje nga çifti Dolittle. /NGJYRA.COM/

shtepia brinje 002 shtepia brinje 003 shtepia brinje 004 shtepia brinje 005 shtepia brinje 007 shtepia brinje 008 shtepia brinje 009 shtepia brinje 010 shtepia brinje 011 shtepia brinje 012 shtepia brinje 013 shtepia brinje 014 shtepia brinje 015 shtepia brinje 016 shtepia brinje 017 shtepia brinje 018 shtepia brinje 019 shtepia brinje 020 shtepia brinje 021 shtepia brinje 022 shtepia brinje 023

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply