Të famshmit, me prindër të famshëm

Disa yje të kinematografisë dhe shoubiznesit nuk e kanë problem të adaptohen me famën, sepse ata kanë lindur nga njëri apo të dy prindër të famshëm… Të shohim në vijim se cilët janë këta të famshëm, që kanë lindur në shtëpitë e të famshmëve…

Jack Quaid (Meg Ryan dhe Dennis Quaid)

prinderit yjet1

Jack Quaid është një i ri që ka lindur në shtëpinë e të famshmëve. Prindërit e tij janë askusht tjetër pos Meg Ryan dhe Dennis Quaid. Jack tashmë ka treguar se ka talent për aktrim. Ai ka luajtur në filmat “The Hunger Games” dhe “The Hunger Games: Catching Fire”.

Kate Cassidy (David Cassidy)

The 9th Annual Family Television Awards - Arrivals

Kate Cassidy, emri i plotë e së cilës është Katherine Evelyn Anita Cassidy, është aktore me profesion, ndërsa ka luajtur në serialin televiziv “Arrow”. Cassidy është e bija e David Cassidyt, aktorit, këngëtarit, kitaristit dhe kompozitorit. Ai ka incizuar një mori albumesh dhe ka pasur shumë paraqitje në ekran si aktor.

Dakota Johnson (Melanie Griffith dhe Don Johnson)

prinderit yjet3

Dakota Johnson është e bija e dy aktorëve shumë të famshëm të Hollywood-it, Melanie Griffith dhe Don Johnson. Dakota është duke i ndjekur hapat e prindërve të saj. Ajo është paraqitur në ekranin e madh në filmin “Fifty Shades of Grey”. Po ashtu, ajo merret edhe me modelim.

Angelina Jolie (Jon Voight)

prinderit yjet4

Shumëkush e njeh Angelina Jolie-n për buzët e saj të dukshme, aktrimin e mirë, apo dhe për shkak të martesës me aktorin Brad Pitt. Megjithatë, disa dhe mund ta njohin si të bijen e aktorit John Voight, yllit të filmave “Deliverance” dhe “Mission Impossible”. Jolie po ashtu dhe karrierën kinematografike e ka nisur duke luajtur pranë babait të saj, në filmin e vitit 1982, “Lookin to Get Out”.

Tracee Ellis Ross (Diana Ross)

Books And Cookies Grand Opening - Arrivals

Tracee Ellis Ross është e bija e këngëtares legjendare Diana Ross. Megjithatë, ajo ka zgjedhur karrierën e aktrimit para asaj muzikore. Ajo tashmë është dëshmuar si aktore e talentuar, ndërsa është shfaqur në një mori filmash dhe serialesh televizive si, “Reed Between the Lines”.

Troian Bellisario (Donald Bellisario)

famama1

Troian Avery Bellisario është një aktore amerikane. Ka luajtur në serialin e famshëm “Pretty Little Liars”. Bellisario është e bija e producentit televiziv dhe skenaristit Donald Bellisario, ndërsa nëna e saj është Deborah Pratt. Donald Bellisario është po ashtu bashkë-autor edhe producent ekzekutiv i NCIS-it.

Allison Williams (Brian Williams)

prinderit yjet7

Allison Williams është rritur në Connecticut. Ka studiuar në Universitetin Yale para se të fillonte karrierën kinematografike. Ka luajtur rolin Marnie Michaels në shoun e famshëm televiziv “Girls”. Prindërit e saj janë Jane Stoddard Williams dhe i famshmi Brian Williams.

Lily Collins (Phil Collins)

prinderit yjet8

Lily Collins është pasardhëse e muzikantit të famshëm Phil Collins. Nëna e saj është Jill Tavelman, ndërsa motrat dhe vëllëzërit e saj janë Joely, Simon, Nicholas dhe Matthew Collins. Lily u lind në Londër, mirëpo ka lëvizur drejt Los Angelesit qysh në moshë të re. Ka luajtur me Julia Robertsin në filmin “Mirror Mirror” si dhe në filmin “The Mortal Instruments: City of Bones”.

Bryce Dallas Howard (Ron Howard)

prinderit yjet9

Bryce Dallas Howard është e bija e regjisorit Ron Howard. Nëna e saj është Cheryl Howard, ndërsa familjarët tjerë të saj janë Paige Carlyle, Jocelyn dhe Reed Howard. Bryce është aktore dhe skenariste, ndërsa ka filluar t’i ndjek hapat e babait edhe në regji. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply