Të famshmit që dinë t’i menaxhojnë paratë e tyre

Nuk është gjë e pazakonshme që një i famshëm të bëhet tmerrësisht i pasur dhe pas një periudhe kohore të bankrotojë. Kemi dëgjuar shumë tregime për të famshmit që kanë bankrotuar – dhe që kur nuk ishin mësuar kurrë t’i menaxhonin paratë e tyre.

Megjithatë, ekzistojnë dhe disa të famshëm, që mund të jenë shembuj se si duhen menaxhuar paratë. Në vijim po ju sjellim disa nga shembujt me të mirë…

1. Sarah Jessica Parker

Sarah-Jessica-Parker111

Sarah Jessica Parker ka prejardhjen nga një familje e varfër, ndërsa ka dëshirë të madhe që edhe biri i saj të ketë një jetë modeste.

Në fakt, i biri i saj veshë rrobat e nipave të saj më të vjetër dhe Sarah ndjehet krenare që e ka mësuar atë të jetë pjesë e shoqërisë dhe jo të bëjë jetë luksi me paratë që i fitojnë prindërit e tij.

Mendimi i saj është që njeriu duhet të mbetet modest dhe të kursejë paratë, madje edhe atëherë kur fiton shumë.

2. Warren Buffett

GERMANY-US-FINANCE-BUFFET

Jeta e njërit prej njerëzve më të pasur në botë shkon përtej imagjinatës, kur bëhet fjala për modesti.

Warren Buffett është më i pasur se që dikush do të mund të imagjintonte, megjithatë, ai ende jeton në një shtëpi pesëdhomëshe – të cilën e kishte blerë për 30.000 dollarë para 40 vjetësh.

Ai po ashtu nget makina të dorës së dytë – ndërsa vlerëson se njeriu duhet të kursejë paratë dhe t’i investojë ato në gjëra më të mira se luksi.

3. Ashton Kutcher

Ashton Kutcher333

Ky aktor mund t’ju duket sylesh në rolet që i luan në filma, mirëpo njihet si investitor shumë i mençur.

Ashton zakonisht investon në zhvillimin e bizneseve kur ato janë në fazën e tyre fillestare (start-up) dhe deri më tash ka pasur sukses të konsiderueshëm.

Tashmë edhe firma e tij Grade-A Investments njihet për investimet e qëlluara.

4. Will Smith

Will Smith444Will Smith njihej si yll financiar në kohën kur dominonte skenën e aktrimit dhe të muzikës – ndërsa thënia e tij: “Shumë njerëz shpenzojnë paratë të cilat nuk i kanë fituar, blejnë gjërat që nuk u duhen, vetëm për t’i impresionuar njerëzit që nuk i duan” – është ende aktuale.

Will po ashtu është sprovuar edhe me skamje – në vitin 1990, kur kishte bankrotuar për shkak të dënimit për ikje nga tatimet.

Sidoqoftë, Will tashmë është person i disiplinuar në aspektin financiar dhe është bërë menaxher goxha i zoti në atë drejtim.

5. Tyra Banks

Tyra Banks555

Sigurisht se Tyra Banksin e njihni për shkak të bukurisë së saj – megjithatë, ajo meriton të njihet edhe për një aspekt tjetër.

Ajo u regjistrua në Shkollën e Biznesit të Harvardit në vitin 2011, të cilën e përfundojë 3 vjet më vonë. Falë arsmimit të saj, ajo ka hapur një mori kompanish, ndërsa tashmë udhëheqë me sukses disa sosh.

Porosia që ajo sjell është të edukoheni për biznes dhe të mos kufizoheni në jetë.

6. Keanu Reeves

Keanu-Reeves6

Keanu Reeves njihet si një prej njerëzve më bujar të shoubiznesit, ndërsa jeton një jetë modeste, pa i shfrytëzuar paratë e shumta që i ka fituar nga rolet kinematografike. Ai jeton në një apartament të thjeshtë, ndërsa në punë shkon me metro.

Paratë që i ka fituar së fundi për rolet e tij, ai ua ka dhuruar pjesëtarëve të ekipit realizues, të cilët ishin në borxhe.

Keanu është dëshmi e gjallë se njeriu mund të jetojë edhe pa i shpenzuar të gjitha paratë e fituara dhe se ka gjëra të tjera në jetë që e bëjnë atë më të lumtur sesa paratë.

7. Jay Leno

Jay Leno777

Jay Leno ka një filozofi unike – ai i bën dy puna. Ai thjesht nuk i prekë paratë që i fiton nga njëra punë, ndërsa jeton me paratë që i fiton nga puna tjetër.

Leno, për dy dekada me radhë, ka fituar 25 milionë dollarë në vit për shoun e tij të famshëm televiziv “The Tonight Show” – megjithatë, ai nuk e ka prekur asnjë qindarkë prej atyre parave – sepse jeton nga paratë që i fiton si komedian.

8. Kristen Bell

Kristen Bell888

Kristen Bell shpesh është përqeshur për koprracllëkun e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një pasuri prej 18 milionë dollarësh – mirëpo asnjëherë nuk janë parë duke bërë jetë luksoze.

As martesa e tyre nuk ishte prej atyre që pushtuan mediat botërore, ndërsa janë thurur edhe barcoleta se ajo ka kushtuar vetëm 142 dollarë, ku përfshihen shpenzimet administrative dhe ato të karburantit.

9. Dave Grohl

USA - Music - Voodoo Music Experience 2014 - Day Three

Dave Grohl është bateristi i famshëm që posedon një pasuri prej 225 milionë dollarësh, ndërsa vazhdon të jetë pjesë e bendit Foo Fighters.

Përkundër faktit se posedon një shtëpi të madhe dhe një studio incizimi, ai njihet si kursimtar i madh.

Sipas Dave njeriu që nuk ka një diplomë fakulteti nuk ka se në çfarë të mbështetet, andaj ai dëshiron që paratë e fituara t’i mjaftojnë deri në fund të jetës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply