• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Të famshmit që për partnerë zgjodhën persona të thjeshtë

by
20/07/2015
in Rozë
0
Të famshmit që për partnerë zgjodhën persona të thjeshtë

Dekada e fundit, por jo vetëm, ka qenë e mbushur me lajme për martesa mes personave të famshëm, apo edhe për ndarjet e tyre.

Por, ka edhe shumë persona tjerë të famshëm që janë martuar me partnerë që nuk i përkasin të së njëjtës botë.

Madje, një pjesë e tyre e parapëlqejnë një çiftëzim të tillë – për të mos qenë edhe aq shumë në qendër të vëmendjes.

T’ia hedhim një sy disa prej të famshmëve që janë martuar me burra/gra të rëndomtë.

martesa matt

1. Matt Damon është martuar më 2005 me Luciana Barroso, të cilën e takoi më 2003 derisa ai ishte duke xhiruar filmin “Stuck on You”, në Miami, në një bar ku ajo punonte si banakiere.

martesa reese

2. Pas dështimit të martesës së saj me Ryan Philippe, Reese Whitherspoon pati deklaruar se nuk do të martohet më kurrë. Por, gjithçka ndryshoi kur ajo takoi tashmë bashkëshortin e saj aktual, Jim Toth. Ata u takuan gjatë një ndeje të thjeshtë.

martesa julia

3. Ishte viti 2001 koha kur Julia Roberts takoi Danny Moderin derisa ishte duke xhiruar filmin “The Mexican”. Në atë kohë, të dy ishin të martuar, por lidhja e tyre u kurorëzua me martesë më 2002 pasi të dy mbetën beqarë.

martesa patrick

4. Patrick Dempsey, bashkëshorten e tij e ka takuar në një sallon flokësh. Jillian Flink nuk u kishte besuar syve të saj kur kishte parë Patrick Dempseyn në sallonin ku ajo punonte. Edhe pse nuk u lidhën menjëherë, lidhja e tyre u zyrtarizua tri vjet më pas, ndërsa Patrick ende vazhdon t’i shkurtojë flokët tek ajo.

martesa seth

5. Seth Rogen takoi bashkëshorten e tij, Lauren Miller, në një bar më 2004 derisa ishte duke xhiruar filmin “50/50”. Seth, meritat për lidhjen e tij me Lauren, ia kushton një mikut të tij të ngushtë. Thuhet se dasma e tyre ka qenë e mbushur me të qeshura. S’ka si të mos ndodhë ndryshe.

martesa  jimmy

6. Jimmy Fallon është takuar me bashkëshorten e tij, Nancy Juvonen, më 2005 derisa po xhironte filmin “Fever Pitch” me Drew Barrymore. Nancy është mikeshë e Drew Barrymoret prandaj besohet të ketë qenë pikërisht aktorja ajo që i ka njoftuar ata dy.

martesa tina

7. Tina Fey ka takuar bashkëshortin e saj, Jeff Richmond, në Chicago derisa të dy po provonin të bënin karrierë në aktrim. Interesant është se ata kanë kaluar për shtatë vjet para se të martoheshin përfundimisht. /© NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Katër fakte të turpshme mbi meshkujt dhe seksin!

Next Post

Fisi Korowai, i vetmi grup njerëzish në botë që akoma jeton në drunj

Next Post
Fisi Korowai, i vetmi grup njerëzish në botë që akoma jeton në drunj

Fisi Korowai, i vetmi grup njerëzish në botë që akoma jeton në drunj

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.