Të vërtetat e mëdha të cilat secila vajzë duhet t’i dijë

Kujt i është më me rëndësi madhësia dhe sa në të vërtetë femrave u nevojitet që të jenë të eksituara? Këto përgjigje do të duhej t’i dinin të gjithë.

Ai nuk brengoset nëse jeni rruar para pak kohe apo jo

Vërtet nuk i kushton rëndësi se a i keni këmbët plotësisht të lëmuara apo keni harruar ndonjë qime pa e hequr.

Gjerësia është më e rëndësishme se gjatësia

Madhësia e penisit është brengë e shumë meshkujve. Mirëpo studimet tregojnë se si femrat më shumë i kushtojnë rëndësi pamjes dhe gjerësisë së penisit se sa gjatësisë.

cifti plazhi cifti 0003

Shumica e femrave mendojnë kështu dhe kjo është krejtësisht normale

Vetëkënaqja relakson, zbut dhembjet menstruale, është burim i kënaqjes dhe ndihmon në njohjen e trupit vetjak.

Edhe ai i do përkëdheljet

Gjatë marrëdhënies seksuale edhe meshkujt, edhe femrat lirojnë hormonin oksitocinë, i cili quhet edhe “hormon përqafimi”. Oksitocina nxit dëshirën për intimitet, por ndikon edhe në zhvillimin e besimit si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Ia vlen të provohet

Llojllojshmëria do ta pasurojë jetën seksuale dhe do të shpërthejë afshin. Pa marrë parasysh a i hulumtoni vendet e reja apo pozat, çdo gjë që të dyve ju pëlqen ia vlen të provohet.

cifti plazhi cifti 0002

Filmat për të rriturit janë okej

Ideja që femrave u duhet kohë më shumë për t’u eksituar nuk është e saktë. Hulumtimi i bërë në Universitetin e Montraelit ka zbuluar që femrat derisa shikojnë filma për të rritur eksitohen njësoj shpejt si edhe meshkujt.  Në të vërtetë, meshkujve për t’u eksituar tërësisht duke shikuar filma pornografikë u duhen 11 minuta, ndërkaq femrave vetëm një minutë më shumë.

Aktrimi i orgazmës është i pakuptimtë

T’i tregosh se çka ju pëlqen është mënyra më gjeniale.

Më mirë është kur mbathni çorape

Një hulumtim holandez ka zbuluar lidhjen interesante midis shputave të ftohta dhe orgazmës. Në të vërtetë, çiftet të cilët i kanë shputat e ftohta më vështirë arrijnë orgazmën dhe vetëm 50 për qind e tyre kanë sukses. Kur i kanë mbathur çorapet para se të bënin seks, ajo përqindje është ngritur në 80 për qind.

cifti plazhi cifti 0005

Sinqeriteti është gjithmonë opsioni më i mirë

Tradhtia me fqinjin e bukur ju ka shkuar në mend, mbase ndonjëherë jeni puthur fshehurazi. Pendohuni dhe vazhdoni tutje nëse nuk dëshironi edhe më shuamë ta lëndoni partnerin.

Kur bëhet fjalë se sa shpesh, sa gjatë dhe sa zjarrtë…

… miqtë kryesisht gënjejnë.

Nëse jeni tepër të lodhur mos këmbëngulni

Nëse ju dhemb koka apo thjesht jeni tepër të lodhur, tregojani këtë partnerit dhe do t’ju kuptojë. Natyrisht nëse dhembja e kokës nuk është “problem javor”, apo vetëm justifikim. Nëse është ashtu, përpiquni të gjeni burimin e problemit dhe mënyrën se si ta zgjidhni.

Madhësisë ai i kushton rëndësi

Hulumtimi i më se 50.000 femrave dhe meshkujve ka zbuluar se shumica e femrave, madje 85 për qind, janë të kënaqura me madhësinë e penisit të partnerit. Për dallim nga 45 për qind e meshkujve të cilët janë të pakënaqur me organin e tyre. Bindeni atë që madhësia e penisit të tij është mu ajo që e dëshironi.

cifti plazhi cifti 0007

Më pak seks do të thotë më shumë punë

Nëse në marrëdhënien tuaj ka gjithnjë e më pak seks, me siguri punoni shumë. Hulumtimi i Universitetit Gotingen në Gjermani e ka konfirmuar këtë në hulumtimin e bërë me së paku 32.000 njerëz. Njerëzit të cilët kanë vetëm një marrëdhënie seksuale në javë apo asnjë, më shumë i kushtohen punës dhe punojnë më shumë.

Çdo gjë është e kalueshme

A ka periudhë më të mirë që të bëni diçka që nuk e keni bërë kurrë. Keni hyrë në dekadën e katërt të jetës, përse të mos xhironi një video seksi, të provoni të bëni striptiz apo diçka që keni dashur që të dy, por nuk keni pasur kurajën ta provoni.

Ai mendon se jeni joshëse

Madje mu ashtu siç jeni. Pa kurrfarë modifikimesh! /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply