Tempulli i së Vërtetës, Tajlandë

Tempulli i së Vërtetës, i njohur gjithashtu edhe si Shenjtorja e së Vërtetës, Wang Boran dhe Prasat Mai, është një tempull i cili ka kohë që është duke u ndërtuar në Pattaya të Tajlandës.

Ai është duke u punuar i tëri nga druri dhe duke u dekoruar me shumë skulptura me motive tradicionale budiste dhe hinduse.

Wang Boran 11

Ndërtimi i këtij tempulli filloi në vitin 1981, si reagim ndaj Luftës së Ftohtë. Sipas filozofisë së tempullit, derisa njerëzit egoistë janë duke u përpjekur për ta shkatërruar botën me ndihmën e teknologjisë moderne, tempulli do të shërbejë si një kundërpeshë.

Sipas faqes zyrtare në internet, qëllimi i këtij tempulli  është që ta përdorë artin dhe kulturën si “reflektim të vizioneve e  njohurive të lashta në Tokë dhe filozofisë lindore”.

Wang Boran 10

Brenda këtij kompleksi, vizitorët do ta kuptojnë jetën në kohët e lashta, përgjegjësinë njerëzore, mendimet bazike, ciklin e jetës, raportin e jetës dhe universit dhe qëllimin e përbashkët drejt “utopisë”.

Ky projekt u inicua nga biznesmeni tajlandez, Lek Viriyaphant, në vitin 1981, ndersa pritet të përfundojë në vitin 2025. /NGJYRA.COM/ Foto: Obvious/

Wang Boran 18 Wang Boran 17 Wang Boran 16 Wang Boran 15 Wang Boran 14 Wang Boran 9 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Wang Boran 7 Wang Boran 5 Wang Boran 4 Wang Boran 3 Wang Boran 2 Wang Boran 1 Wang Boran 20 Wang Boran 13 Wang Boran 19

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply