Transformimi i kontinjerëve në dyqan

Dizajnet nga kontinjerët transportues po bëhen çdo ditë e më interesantë, ndërsa dizajnerët me kreativitetin e tyre po i transformojnë ata në ‘skulptura moderne’.

Aether Apparel në San Francisko ka vendosur që dyqani i tij të ketë një dizajn unik dhe më ndryshe nga ajo që shihet çdo ditë në qytet, dhe për këtë arsye ka angazhuar ekipin e dizajnerëve, Envelope A+D në bashkëpunim me Chris French Metal, që synimet e tij t’i kthejë në realitet.

kontinjeri dyqan4

Ata kanë vendosur 3 kontinjerë transportues njërin mbi tjetrin, duke i dhënë kështu dyqanit një frymë bashkëkohore dhe shumë moderne.

Ndërkaq, elementet e interierit janë të dukshme përmes hapjeve/dritareve nga qelqi, të cilat iu mundësojnë kalimtarëve një perceptim më të lehtë të asaj se çfarë fshihet brenda. /NGJYRA.COM/

kontinjeri dyqan2 kontinjeri dyqan6 kontinjeri dyqan7 kontinjeri dyqan3 kontinjeri dyqan5 kontinjeri dyqan8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply