Treni më luksoz pritet në vitin 2017

Treni Kryqëzor është planifikuar të lëshohet në qarkullim  në pranverën e vitit 2017 në Japoni. Ky tren është rezultat i punës së përbashkët të dizajnuesit nga Ferrari, Ken Okuyama dhe hekurudhave japoneze JR East.

Projeksionet e këtij treni që do të ketë vagona me mure xhami, dizajn të shkëlqyer dhe suita luksoze – janë të bazuara në 7 yjet Nanatsuboshi në Japoni.

treni luks2

Secili prej gjithsej 10 vagonave të tij do të ketë hapësira të dyfishta vëzhgimi në mënyrë që 34 pasagjerët, sa është kapaciteti,  të mund ta shijojnë peisazhin gjatë udhëtimit.

Përveç mundësisë për ta parë ambientin e jashtëm nga dritarja e vendosur në pjesën ballore të trenit, pasagjerët do të kenë edhe qëndrim shumë të rehatshëm në divanët me dizajn të veçantë.

treni luks3

Kryqëzori do të jetë i pajisur me suita shumë luksoze me dy nivele, ku në të parin do të ketë 2 shtretër dhe një banjë private, ndërsa atë të dytin do të jetë hapësira për qëndrim.

Pesë vagona të tij do të jenë të dedikuar për fjetjen e mysafirëve.

Treni do të ketë edhe sistemin EDC që ia mundëson lëvizjen njësoj si në binarët elektrikë po ashtu edhe në ata jo-elektrik.

treni-luks6

Çmimi për një udhëtim ende nuk është caktuar, megjithatë, projektuesi Okuyama tha se “ky tren ua mundëson udhëtarëve që të kënaqen me rrjedhën e kohës dhe hapësirës”.

Kostoja e këtij projekti është  rreth 40 milion Euro. /NGJYRA.COM/

treni luks5 treni luks4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply