Tri marrëdhëniet e para seksuale janë më të rëndësishme

Femrat, gjatë tri kontakteve të para seksuale, krijojnë përshtypjen për partnerin e tyre dhe vendosin nëse do të vazhdojnë të kenë punë më të ose ajo.

Sipas një ankete të bërë në SHBA, femrat u japin tre herë shanse meshkujve që në shtrat ta tregojnë gjithë kreativitetin që e posedojnë.

Respektivisht, 41 përqind e femrave që kanë marrë pjesë në këtë anketë, kanë deklaruar se partnerit të tyre do t’i jepnin edhe 2 raste të tjera, nëse herën e parë do të dështonte t’i kënaqte në shtrat.

Kjo gjë, sipas studiuesve, vërteton se femrat kanë mirëkuptim për frikën/emocionet që mund ta ketë një mashkull gjatë marrëdhënies seksuale, mirëpo, po ashtu tregon se ato presin që kjo frikë të zhduket shumë shpejt.

cifti kesh2

Megjithatë, ekziston një numër i madh i femrave që janë tolerante kur bëhet fjalë për seks të keq. Rreth 30 përqind e të anketuarave kanë deklaruar se, nuk do ta gjykonin partnerin e tyre nëse do t’i ndodhte të dështojë në shtrat – por vetëm nëse ai partner do t’u pëlqente.

Natyrisht, në mesin e të anketuarave është edhe një grup jo i vogël që mendon krejt ndryshe. 25 përqind e tyre janë shprehur se partnerit që dështon herën e parë do t’i jepnin vetëm edhe një shans që të përmirësohet.

Ato thjesht mendojnë se nuk ia vlen barra qiranë që të vazhdojnë lidhjen me një mashkull, me të cilin nuk janë kompatabil në aspektin seksual. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply