Urat e pazakonshme të Rrugës së Atlantikut në Norvegji

Rruga e Atlantikut në Norvegji padyshim se është një nga rrugët më magjepsëse për shkak të  shtatë urave të pazakonta, të cilat e kanë shndërruar këtë rrugë në një atraksion turistik.

Ajo ngrihet mbi dallgët e tërbuara  të detit të Norvegjisë, të cilat përplasen gjatë stuhive mjaft të shpeshta. Ky segment, i njohur si Rruga 64, përbëhet nga disa diga, shtatë ura dhe katër stacione  për ndalim – të cilat përdoren për relaksim dhe për të shijuar pamjet e pabesueshme që shtrihen përpara.

urat norvegji9

Rruga është ndërtuar para se gjithash për t’i lidhur komunat Etudes dhe Averoy. Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar edhe vende të veçanta për peshkim (madje një urë është e projektuar enkas për këtë qëllim), në të cilat turistët dhe banorët lokalë vijnë shpesh për të peshkuar merluc të freskët.

Në shekullin e 20-të, rruga fillimisht ishte konceptuar si hekurudhë, por meqë planet për këtë kishin dështuar, në vitet 1970-ta filloi planifikimi i rrugës, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1983.

urat norvegji12

Të goditura hiç me pak se 12 herë radhazi nga erërat e fuqishme, urat e jashtëzakonshme të Rrugës së Atlantikut më në fund u lëshuan për qarkullim më 7 korrik, të vitit 1989. /NGJYRA.COM/

urat norvegji8 urat norvegji5 urat norvegji3 Atlanterhavsvegen urat norvegji ballina3 urat norvegji14 urat norvegji11 urat norvegji10 urat norvegji6 urat norvegji4 urat norvegji21 urat norvegji7 urat norvegji2 urat norvegji13 urat norvegji ballina2 urat norvegji15

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply