Vendet me klimë ideale 365 ditë në vit

Ndoshta jo 365 ditë të plota të vitit – por në botë ekzistojnë vendet që nuk kanë probleme me ndryshimet klimatike. Në vijim ju sjellim listën e këtyre oazave në tokë, që kanë klimë të përkryer….

San Diego, SHBA

moti sandiego1

Ky qytet është një shembull klasik i klimës së përkryer. Aty asnjëherë nuk është tepër ngrohtë e as tepër ftohtë – ndërsa mjegulla është e rrallë në orët e mëngjesit. Nëse diku në botë ekziston temperatura ideale – atëherë atë e ka San Diego.

Malaga, Spanjë

Malaga Citiscape - Day 2

Derisa shumë pak turistë e dijnë se ekziston kjo parajsë në tokë, ata që kanë dëgjuar apo e kanë vizituar atë e kanë kuptuar se klima këtu është shumë e përshtatshme. Malaga gjendet në bregdetin mesdhetar, ndërsa aty janë dimrat më të butë në Evropë.

Ishujt Kanarie, Spanjë

moti Ishujt Kanarie3

Këta ishujt janë mjaftueshëm afër Ekuadorit që të kenë klimë të nxehtë – ndërsa rrethohen nga deti dhe era e përhershme që mbajnë temperaturën në gradë të preferuara. Këta ishujt nuk e kanë marrë emrin sipas zogjve kanarinë, por sipas qenve.

Sidnei, Australi

moti sidney4

Sidnei mesatarisht ka 340 ditë me diell në vit. 25 ditët tjera ky qytet mund të përfshihet nga ndonjë stuhi rëre që dhe mund ta paralizojë atë. Megjithatë, mos u bregosni për këtë fakt, sepse Sidnei është qyteti ku fare lëhtë mund t’i harroni brengat tuaja.

Loja, Ekuador

moti loja5

Ky është një prej vendeve më me diell në botë. Temperatura mesatare në Loja lëviz vetëm 2 gradë Celsius gjatë gjithë vitit. Ndërkaq, një përparësi tjetër e këtij qyteti është dhe muzika – sepse njihet si vatër e muzikës.

El Paso, Teksas

moti el paso6

Sigurisht se keni dëgjuar për këtë vend që njihet për salcën e famshme të perimeve. El Paso ka temperaturë të përkryer gjatë gjithë vitit – si dhe të reshura të mjaftueshme për rritjen e perimeve. Dhe, nëse bimët janë të kënaqura, atëherë të kënaqur duhet të jenë edhe banorët e tij.

Oahu, Havai

moti Oahu7

Ishujt Havai janë parajsa e vogël e SHBA-ve, mirëpo turistët e shumtë shpesh ballafaqohen me periudha të shiut në vend të diellit. Në këtë vend ka shumë mikro-klima dhe periudha të shirave – mirëpo Oahu është më i balancuar në këtë aspekt – andaj dhe gjendet në këtë listë.

Nicë, Francë

moti nice8

Qyteti i Nicës është i mrekullueshëm. Ju mund të ngisni biçikletën buzë plazhit, derisa dielli t’ju rrezatojë sikur të ishit në Kaliforni. Por kjo ndjenjë është kalimtare, sepse aroma e bukës dhe ajo e verës franceze do t’ju kthejë mënjeherë në realitet. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply