Vendet më të bukura për pushime dimërore familjare

Ajër i pastër, dëborë e mrekullueshme, ushqim dhe pije të mira… të gjitha këto janë mrekullitë e pushimeve dimërore në Evropë.

Lech, Austri

pushime dimerore111

Njëra ndër pushimoret më të mira në Evropë për fëmijë të cilët sapo duhet të mësojnë të rrëshqasin me ski është Lech në Austri.

I njohur për peizazhet me kasollet e drunjta dhe me borën e ajrin e mrekullueshëm, ky vend në Alpet austriake është ideal për familje.

Për ata që kanë më shumë para, aty është edhe kompleksi ku nuk ka komunikacion dhe në të cilin dëshirojnë të pushojnë pjesëtarët e familjeve mbretërore të Evropës.

Alpe d’Huez, Francë

pushime dimerore333

Kjo pushimore është parajsë për fillestarët, sepse ka shumë shtigje të përshtatura mu për ta. Një gondolë e shpejtë ju çon deri te “terreni” me rënie të lehta, ndërkaq ekziston edhe diçka më sfiduese se shtigjet për ata të cilët ndihen më të sigurt me ski.

Val D’Isere, Francë

pushime 222

Kjo pushimore ka 300 kilometra shtigje. Pasi t’i “zotëroni”, bëni mirë nëse vizitoni restorantin “La Folie Douce”, në të cilin mund të drekoni dhe të kënaqeni me verëra të mira.

Canazei, Itali

pushime dimerore333

Një vend goxha ekzotik në të cilin do të gjeni shtigje të përsosura për skitarë me përvojë. Ky fshat në rajonin Trentino, në afërsi të kufirit me Austrinë, ka 122 kilometra shtigje të mirëmbajtura, ndërkaq është e lidhur edhe me 100 kilometra shtigje që i përkasin Tre Valiut dhe me më se 1.200 kilometra të rajonit Dolomit Super, të cilat janë shtigje më të mëdha në botë.

Shumica e hoteleve kanë klube për fëmijë dhe për vogëlushë të moshës mbi trevjeçare dhe shërbime të dadove për mysafirët më të rinj. Ecole Franncaisse de Ski ofron orë mësimi për ski në shumicën e pushimoreve të Francës, ndërkaq fëmijët mund ta kalojnë tërë ditën me instruktorët.

La Plagne, Francë

pushime dimerore4444

Nuk është kjo pushimorja dimërore më e mira, mirëpo ka me siguri oferta më të pasura për fëmijë. Në fermën e afërt fëmijët mund të luajnë me kuaj poni apo të shkojnë në fusha loje të posaçme bashkë me personelin.

Në të vërtetë, kjo pushimore ka edhe shëtitore nëntokësore, gjë që është e përshtatshme edhe për vizitorët më të rinj të cilët nuk e ndiejnë veten të sigurt në dëborë. Mund të voziteni me gondolë apo të provoni ushqimin e shkëlqyeshëm në ndonjërin nga restorantet, ndërkaq mund t’i provoni edhe shtigjet e bukura.

Verbier & St Moritz, Zvicër

pushime dimerore5555

Nëse i doni më shumë aktivitetet në ambientet e mbyllura, atëherë për ju janë Verbier & St Moritz. Këto pushimore luksoze kanë restorante dhe bare të shumta, ndërkaq mund të kënaqeni edhe me shërbime cilësore.

Në St Moritz patjetër duhet të vizitoni Grand Hotelin Kronenhof i cili ofron peizazhe të mrekullueshme akullnajash. /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply